Bushati: Shqiptarët nuk lidhin procesin e integrimit me partitë politike
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka thënë se qytetarët shqiptarë nuk i lidhin meritat e një qeverie me procesin e integrimit të vendit.
“Në të gjitha studimet shqiptarët janë pro këtij procesi, kur vjen puna për të mbajtur qeveritë përgjegjëse, shqiptarët asnjëherë nuk e kanë dëshmuar një gjë të tillë”, tha Bushati.
Ai rikujtoi heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë, si një shembull konkret për çfarë preku direkt jetën e tyre, porse qeveria e asaj kohe megjithatë humbi zgjedhjet.
“Në vitin 2011, qeveria e zotit Berisha i mundësoi shqiptarëve të këtij vendi regjimin e liberalizuar të vizave. Nuk ka një gjë më praktike për një qytetar se sa kjo. Edhe pse ia mundësoi popullit shqiptar një arritje shumë të prekshme, pas dy vitesh humbi pushtetin”, tha Bushati.
Pothuajse 1/4 e qytetarëve shqiptarë (23,6%) besojnë se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë pjesë e Bashkimit Evropian. Më shumë se gjysma mendojnë se do të duhen 15 vjet nëse vendi do anëtarësohet ndonjëherë.
Ky është rezultati i vrojtimit të Barometrit më të fundit të Euronews Albania për pritshmërinë e qytetarëve lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Rreth 16% e të anketuarve besojnë në anëtarësim të shpejtë, në pesë vitet e ardhshme dhe rreth 30% besojnë në një anëtarësim brenda 10 vjetësh.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë