Përplasja me Veliajn, Bushati: Merret me biografinë time, rri me fëmijët e Byrosë

13 Tetor 2022 | 19:03

Analisti Andi Bushati sqaroi përplasjen që pati një ditë më parë në rrjetet sociale me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati u shpreh se Veliaj po bën propagandë dhe po mban standard të dyfishtë kur e cilëson djalë blloku, ndërkohë që siç tha ulet në tavolinë dhe qeveris me fëmijët e ish-byrosë politike.

Sipas Bushatit, nuk ka rëndësi se ku lind, por si zgjedh të jetosh e të formohesh, gjë që sic tha e ka treguar gjithmonë duke u rreshtuar kundër çdo autokrati.

“Më vjen keq që në Shqipëri bëhet akoma politikë me biografi, akoma më shumë më vjen keq që një 40-vjeçar ka fjalorin e një 80-vjeçari si Berisha. Është propagandë dhe standard i dyfishtë; po të ishte vërtetë i prekur s’do ulej në një qeveri me fëmijët e byrosë politike. Nëse e ke këtë standard, s’e zbaton vetëm me mua. Sot i kam kthyer përgjigje Velisë, dikur edhe Berishës, duke besuar se njeriu nuk gjykohet për vendin ku ka lindur, por si ndërtohet”, tha Bushati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026