BYD “parakalon” Tesla-n, kompania kineze shitje më të larta në 3 muaj
BYD parakalon Tesla-n për t’u bërë kompania më e madhe në botë e makinave elektrike në tremujorin e fundit të vitit 2023.
Kompania kineze shiti një numër rekord makinash vitin e kaluar, duke përfshirë mbi 525,000 automjete elektrike me bateri në periudhën tre mujore, ndërsa Tesla njoftoi shitjen e më pak se 485,000 makinave.
Gjatë gjithë vitit në tërësi, Tesla e Elon Musk qëndroi mbi BYD-në, duke shitur 1.8 milionë makina elektrike. BYD shiti 1.57 milionë automjete elektrike, 73% më shumë se në vitin 2022.
Por kjo do të thotë se hendeku i Teslës ndaj rivalit të saj kinez, në rreth 230,000, ishte dukshëm më i ngushtë se 400,000 njësi të shitura në vitin 2022.
Rritja e shpejtë e BYD, e cila mbështetet nga Warren Buffett, është një simbol i industrisë në rritje së Kinës të automjeteve elektrike.
Pekini ka vendosur një objektiv që të paktën 20% e makinave të reja të shitura çdo vit në Kinë deri në vitin 2025 duhet të jenë automjete me energji të rinovueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta