Erdogan i kërkon Musk të ndërtojë një fabrikë Tesla në Turqi 

18 Shtator 2023 | 14:06

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërkuar nga CEO i Tesla, Elon Musk, të ndërtojë një fabrikë në Turqi, njoftoi sot Autoriteti Turk i Komunikimeve.

Sipas të njëjtit burim, Musk tha se shumë furnizues turq tashmë bashkëpunojnë me Tesla dhe se Turqia është ndër kandidatët më të rëndësishëm për fabrikën e ardhshme të prodhuesit të makinave elektrike.

Erdogan mbërriti në SHBA, ku do të marrë pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Aty, sipas Autoritetit Turk të Komunikimit, ai gjithashtu në takimin me Mask tha se Ankaraja është e hapur për bashkëpunim në fushën e inteligjencës artificiale dhe Starlink.

Sipas të njëjtit burim, Musk tha se SpaceX dëshiron të punojë me autoritetet turke për të marrë leje për t’i vënë në dispozicion Turqisë shërbimet satelitore Starlink, raportoi Reuters.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026