Erdogan: BE-ja po tenton ta distancojë veten nga ne

16 Shtator 2023 | 18:48

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar Bashkimin Evropian se po distancohet nga Turqia. Përpjekjet e Ankarasë për anëtarësim në bllokun evropian kanë ngecur pas kritikave për përpjekjet e Turqisë për të adresuar shqetësimet për demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Erdogan kishte marrë një premtim nga Brukseli se bisedimet për anëtarësim që fillimisht kishin nisur më 2005 do të ringjalleshin, në këmbim të heqjes së bllokadës së Ankarasë për pranimin e Suedisë në NATO.

Më herët gjatë këtij muaji, komisionari i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi, vizitoi Turqinë. Gjatë kësaj vizite ai tha se përderisa anëtarësimi ka “një potencial të madh”, blloku evropian kërkon që të shohë veprime të Turqisë sa i përket çështjes së të drejtave të njeriut para se të rinisin bisedimet.

“BE-ja po tenton ta distancojë veten nga ne”, tha Erdogan për gazetarët në Stamboll, teksa u nis për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ne do të bëjmë vlerësimin e situatës dhe ne po ashtu mund të marrim një drejtim tjetër”, tha ai.

Erdogan pasi fitoi zgjedhjet presidenciale në maj, vendosi si prioritet përmirësimin e raporteve me aleatët perëndimorë. Raportet mes Perëndimit dhe Turqisë u përkeqësuan pasi Qeveria turke nisi një shtypje pas një puçi të dështuar ushtarak më 2016, duke nxitur akuza për shkelje të të drejtave të njeriut.

Gjatë vizitës së tij në Turqi, Varhelyi tha se “ka kritere shumë të qarta që janë vendosur nga Këshilli Evropian, të cilat do të duhet të adresohen”.

“Këto kritere janë të lidhura me demokracinë dhe sundimin e ligjit”, tha ai.

Turqia kishte aplikuar për anëtarësim në BE më 1999, por bisedimet për anëtarësim nisën më 2005. Por, këto bisedime janë ngrirë që nga viti 2018 dhe Parlamenti Evropian ka thënë se ngrirja e bisedimeve ka ndodhur për shkak të “ngecjeve në demokraci”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Evropë, shënohet viktima e parë edhe në Itali. Gjashtëmbëdhjetë qytete në gatishmëri të lartë

Një fermer 58-vjeçar ka vdekur nga vala e të nxehtit që ka përfshirë qytetin e Lodit, viktima e parë e një vale të nxehti që...
13:16 | 24/06/2026

Ministri Saar: Hezbollahu ka lëshuar mbi 7,000 raketa dhe dronë drejt Izraelit që nga marsi

Ministri i Jashtëm Izraelit Gideon Saar tha të mërkurën se Hezbollahu ka qëlluar më shumë se 7,000 raketa dhe dronë drejt Izraelit që nga marsi...
12:48 | 24/06/2026

Aleatët e Gjirit skeptikë rreth marrëveshjes me Iranin, Rubio bisedime me zyrtarë të lartë në Lindjen e Mesme

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio zhvilloi bisedime me zyrtarë të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe të mërkurën në një turne në Lindjen...
12:35 | 24/06/2026