Britania rrit tarifat për vizat, Hasani: Sa do të paguajnë emigrantët nga 4 tetori
Avokati, Naim Hasani, në një lidhje direkte nga Londra për studion e Euronews Albania, dha më shumë detaje në lidhje me vendimin e Britanisë së Madhe për rritjen e tarifave të vizave për emigrantët.
Avokati bëri me dije se nga data 4 tetor lejet hyrëse apo edhe lejet e qëndrimit do të rriten me 15- 20% për të gjithë emigrantën që duan të futen apo të qëndrojnë në Britani.
Hasani tha se nga 1560 paund që paguanin për dy vite e gjysmë, tani duhet të paguajnë 2584 paund për një leje.
Ai shtoi se nga ky vendim preken të gjithë emigrantët e huaj përfshirë dhe ata shqiptarë.
‘Do të ketë rritje 15-20% të të gjitha tarifave për shërbimet, për marrjen e lejeve hyrëse, ose leje qëndrimi për qytetarët e huaj. Padyshim kjo prek drejtpërdrejtë qytetarët shqiptarë që kanë lejeqëndrimi në Britani, ose që duan të bëjnë bashkim familjar, por dhe aplikimet për të drejtat e njeriut, ose aplikimet që bëjnë për të qëndruar me fëmijët e tyre. Pra një kategori të madhe të qytetarëve shqiptarë do të ketë një rritje që nga data 4 tetor. Dua të kujtoj se ligji për emigracionin në Britani është i tillë që amendamentet ligjore, hyjnë në fuqi në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa pasur nevojë për miratimin e parlamentit, mjafton që brenda një jave të paraqiten në parlament dhe do të përfundojnë në fletoren zyrtare” tha Hasani.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë