“Bllok i vendeve islame”- Eksperti zbulon planin e Erdogan: E sheh Turqinë superfuqi
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Mehmet Kalisi, ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania, ku komentoi retorikën e ashpër të presidentit Erdogan drejtuar Bashkimit Evropian, në lidhje me bisedimet për anëtarësim.
Gjatë një lidhje direkte nga Prishtina, eksperti tha se Erdogan e di rrugën e tij që duhet të ndjekë në gjeopolitikë.
Sipas tij lideri turk e sheh Turqinë si një superfuqi që nuk mund të anëtarësohet as në BE, as në BRICS, por mund të organizojë një aleancë të vetën me të gjitha vendet turk folëse dhe islamike.
“Ai tashmë po lëviz edhe me vendet arabe, vendet islame, për të krijuar një bllok të vendeve islame, përtej BRICS. Është e mundshme, pra është një opsion real, por Erdogan shihet se mendon përtej kësaj, e sheh Turqinë si një superfuqi në arenën ndërkombëtare krahas tre superfuqive të tjera si SHBA, Rusia dhe Kina. Turqia nuk e sheh veten më afër BRICS dhe më larg BE-së e SHBA-së, por e sheh që mund të jetë në rrugën e vetë pavarësisht këtyre mekanizmave ndërkombëtarë të cilat formësojnë dhe përbëjnë fuqinë ekonomike botërore”- tha Kalisi.
Kujtojmë se Erdogan kritikoi ashpër një raport të Parlamentit Evropian në lidhje me bisedimet e vendit të tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka kërcënuar se do të ndërpresë lidhjet me bllokun.
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump
Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon