Bylykbashi: Basha nuk mund t’i vendosë kushte Komisionit të Rithemelimit

4 Prill 2022 | 21:31

Lulzim Basha duhet të tërhiqej pas dorëheqjes si kryetar i PD-së, e jo të bënte një hap pas për të bërë një hap para. Kështu u shpreh në Now me Erla Mëhillin deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi.

“Ai ka bërë një hap pas, por do të bëjë përsëri hapa para.  Ai konkludoi me humbje njëra pas tjetrës. Ai pas dorëheqjes duhet të ikte. Mund të kthehej kohë më pas. Basha ka thënë unë tërhiqem për të vazhduar”, u shpreh Bylykbashi.

Deklaratës së Bashës se Komisioni i Rithemelimit nuk po punon për bashkimin e PD-së, Bylykbashi iu përgjigj duke thënë se “sa më shumë Basha do të bëjë përpjekje për të destabilizuar grupin parlamentar të PD-së, aq më e përçarë do të jetë PD-ja”.

Bylykbashi tha se Lulzim Basha nuk mund t’i përcaktojë kushte askujt prej Komisionit të Rithemelimit.

Ankimimin e Enekelejd Alibeajt për vendimin e gjykatës që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit, Bylykbashi e quan jo legjitim.

Bylykbashi thotë se Enkelejd Alibeaj “nuk është nënkryetar i PD-së dhe se PD nuk ka as kryetar e as nënkryetar”.

“Gjykata i njohu ndryshimet dhe Alibeaj nuk e ka këtë funksion”, tha ai.

Bylykbashi tha se organi që përfaqëson PD-në është Komisioni i Rithemelimit.

Ai tha se kërkesën për regjistrimin e Komisionit të Rithemelimit, e ka bërë ky komision dhe sqaroi pse sipas tij Alibeaj nuk ka të drejtë të ankimojë vendimin e gjykatës.

“Ligji parashikon se ankimi është akti me të cilin palët, ose pjesëmarrësit e tjerë në proces parashtrojnë kundërshtimet e tyre ndaj vendimit të Gjykatës. Palë e vetme në këtë proces ka qenë Komisioni i Rithemelimit”, sqaroi Bylykbashi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

“5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë

Juristi Ylli Manjani ka shprehur skepticizëm ndaj pesë kërkesave të artikuluara nga organizatorët e protestës që po zhvillohet prej 26 ditësh në Tiranë, duke argumentuar...
22:25 | 25/06/2026

“PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, duke theksuar se asnjë forcë politike nuk duhet të...
22:12 | 25/06/2026