Bylykbashi: Këshilli Politik sukses derisa ndërhyri Rama brutalisht
Oerd BylykBashi, përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, e quajti Këshillin Politik një instrument të suksesshëm, i cili nuk u kthye në vëgel nga kryeministri Rama.
Duke biseduar me Neritanin Sejaminin në emisionin ‘Me pak fjalë’, Bylykbashi tha se deri në 30 qershor, Këshilli Politik punoi dhe ndihmoi për rritjen e standardeve të zgjedhjeve:
“Deri në 30 qershor Këshilli Politik përmbushi detyrën për të cilën u ngrit më 14 janar: bërjen e një reforme konsensuale që trajtonte rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe përpiqej të ngrinte standardin e legjislacionit zgjedhor.
Deri në 30 qershor ishte një sukses. Sigurisht mund të bënim më mirë por 5 qershori tregoi kush ishin limitet, sa mund të arrinte politika shqiptare, jo thjesht për konsensus por dhe për trajtimin e rekomandimeve.”
Bylykbashi akuzoi kryeministrin Rama se tentoi ta pëdorë Këshillin në mënyrë brutale:
“Në fazën kur Rama në mnëyrë brutale ndryshoi Kushtetutën dhe Këshilli u bë pjesë e atij distkutimi dhe faza e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, veprimi i turpshëm i parlamentit në raport me traditën politike shqiptare, Rama u përpoq ta përdorte këshillin si fasadë.
Por nuk ia arriti. Këshilli nuk i dha mundësinë që të ketë një element konsensusi që ai ta përdorë dhe në fund fare është e qartë që ai bëri atë që donte të bënte: shkeli rregullat për hallin që ka.”
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane