Bylykbashi sqaron përplasjet kryesore me PS-në për Reformën Zgjedhore
Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, sqaroi arsyet kryesore se përse PD nuk mbështeti ndryshimet e Kodit Zgjedhor, miratuar pa konsensus në 5 tetor.
Duke biesduar me Neritan Sejaminin në emisionin ‘Me pak fjalë’, Bylykbashi tha se ndarja kryesore me shumicën socialiste ishte formula e koalicioneve:
“Çështja kryesore e përplasjes mes opozitës dhe shumicës ishte çështja e koalicioneve, pra model ii koalicionit siç ishte më para apo futja e këtij modeli që në fakt Shqipëria e hoqi me consensus në 2003. Pse? Sepse nuk funksiononte dhe ishte problematik.”
Bylykbashi po ashrtu theksoi se PD kishte dhe probleme parimore me vendimet e shumicës socialiste:
“Problemi kryesor është ndryshimi i rregullave të procesit zgjedhor. U ndryshuan rregullat kur loja kishte filluar.
Ndryshimet, sidomos ato të djeshmet, kanë prekur marrëveshjen e 5 qershorit dhe prishja e rregullave që miratuam më 5 qershor është problemi kryesor.”
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane