Cameron: Të përdorim paratë nga asetet e ngrira ruse për të rindërtuar Ukrainën
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka thënë se ka një argument të fortë për sekuestrimin e aseteve të ngrira ruse dhe shpenzimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.
Sipas mediave të huaja, komentet Cameron i bëri teksa po viziton aktualisht Uashingtonin ku do të takohet me sekretarin e shtetit të SHBA, Antony Blinken.
Përpara takimit, Cameron tha: “Në vend që thjesht t’i ngrijmë ato para, le t’i marrim ato para, t’i shpenzojmë për rindërtimin e Ukrainës dhe kjo është një parapagim për reparacionet që Rusia një ditë do të duhet të paguajë për paligjshmërinë me pushtimin që ata kanë ndërmarrë.
“Unë i kam parë të gjitha argumentet dhe deri më tani, nuk kam parë asgjë që më bind se kjo është një ide e keqe”, shtoi ai.
Ai u kërkoi gjithashtu politikanëve në SHBA që të miratojnë një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën pasi republikanët bllokuan marrëveshjen.
“Nëse SHBA voton paketën e mbështetjes për Ukrainën, kjo do t’u japë një mbështetje të madhe vendeve evropiane,” tha ai, pas thirrjeve nga presidenti Joe Biden që inkurajoi Kongresin për të miratuar ndihmën.
LEXONI GJITHASHTU:
Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare