Camilla Mbretëresha e Anglisë kur Charles të ngjitet në fron
Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II dëshiron që Camilla, dukesha e Cornwall të njihet si ‘mbretëresha bashkëshortore’ kur princi Charles të bëhet mbret.
Mesazhin, monarkja 95-vjeçare e dha në prag të 70-vjetorit të mbretërimit të saj të dielën, teksa falënderoi njerëzit për mbështetjen që i kishin dhënë gjatë kohës së gjatë në fron, shkruan Euronews.
“Kur djali im Charles do të bëhet mbret e di që ju do t’i jepni atij dhe gruas së tij Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua. Dhe kjo është shpresa ime e sinqertë që, kur të vijë ajo kohë, Camilla do të njihet si Mbretëresha bashkëshortore, ndërsa vazhdon shërbimin e saj besnik ”, shkroi Elizabeth në mesazh.
Mbretëresha Elizabeth nuk e kishte bërë kurrë të njohur opinionin e saj mbi këtë temë deri më tani, pavarësisht se tema është debatuar me zjarr në vend gjatë viteve.
Rrugëtimi i Mbretëreshës Elizabeth në fron nisi kur ajo ishte 25 vjeç, pas vdekjes së të atit, George VI, më 6 shkurt 1952.
LEXONI GJITHASHTU:
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik