‘Çantën e mbushur me para’, Guerriero: McGonigal më tha se i kishte fituar në bast

5 Shkurt 2023 | 20:39

Allison Guerriero  ish- e dashura e Charles McGonigal tregoi për jetën që bënte ky i fundit.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Review” në Euronews Albania, tha se me McGonigal shkoni në restorante të shtrenjta ndërsa theksoi se tashmë që është njohur me akuzat e ish-të dashurit e pyet veten se nga i kishte marrë të gjithë ato para.

Më tej ajo tregoi rastin kur pa në shtëpi një çantë me para,  të cilat McGonigal i kishte thënë se ishte bast i një loje bejsbolli të cilën e kishte fituar.

Pjesë nga Intervista:

A bënte McGonigal një stil jetese që përputhej me të ardhurat e tij?

Allison Guerriero: Nuk e di, sepse nuk shpenzonte shumë për mua, thjesht shkonim në restorante të shtrenjta. Nuk jam një person materialist dhe nuk i kam kërkuar asnjëherë të më blinte gjëra. Gjithmonë shkonte në vende të shtrenjta por më thoshte që ishte për punë. Tani që shoh akuzat, edhe unë pyes veten se nga i kishte marrë ato para?

Më përshkruaj pak momentet kur keni parë çanta me para në shtëpi?

Allison Guerriero: Në një mëngjes kur ne po shkonim për në punë, më ra në sy afër këpucëve në dysheme një çantë plastike me para të thata. E pyeta se për kë ishin dhe nga vinin, por më tha që kishte vënë një bast në një lojë bejsbolli dhe kishte fituar. Unë e besova sepse nuk kisha arsye për të mos e besuar. Unë isha e zënë me punët e mia dhe thashë: OK, shumë bukur! Nuk i kushtova shumë rëndësi veprimeve të tij. Gjatë marrëdhënies tonë në janar të 2017 unë kam pasur një ndërhyrje vazektomi e dyfishtë dhe kam qenë shumë e shqetësuar për veten time.

Nuk kam pasur shumë mendjen se çfarë bënte Charlie. Kisha punën dhe një sëmundje të rëndë.

A ke pasur dyshime për të ardhurat e tij?

Allison Guerriero: Nuk kam pasur dyshime për të ardhurat e McGonigal. Vetëm atë çantën me para ku pashë një sasi të madh parash të cilën e vura në pikëpyetje. Në New York të kesh para cash 5-10 mijë dollarë nuk është ndonjë gjë e madhe, është vetë jeta e tillë dhe është e zakonshme që njerëzit të kenë aq para me vete.

Nuk e kam parë herë të tjera të vijë me çanta të mëdha me para në dorë, që të më bënte të dyshojë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026