Carney: Takimi me Xi Jinping një pikë kthese për marrëdhëniet Kanada-Kinë

1 Nëntor 2025 | 21:56

Kryeministri kanadez, Mark Carney ka deklaruar se bisedimet e tij me presidentin kinez Xi Jinping ishin një pikë kthese në marrëdhëniet e tensionuara prej vitesh midis Kinës dhe Kanadasë. Takimi i Xi me Carney të premten, në kuadër të samitit të liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Gyeongju të Koresë së Jugut, ishte i pari midis udhëheqësve të Kinës dhe Kanadasë që nga viti 2017.

“Tani kemi krijuar një rrugë për të zgjidhur problemet ekzistuese”, u tha Carney gazetarëve duke shpjeguar se tani ka një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi me Pekinin.

Carney sqaroi se e pranoi ftesën e Xi për të vizituar Kinën në fillim të vitit të ardhshëm. Marrëdhëniet midis Pekinit dhe Otavës kanë qenë të tensionuara që nga viti 2018, pas arrestimit në Kanada të Meng Wanzhou, një zyrtare e lartë e grupit kinez Huawei dhe vajza e themeluesit të kompanisë, dhe ndalimit të dy kanadezëve në Pekin me akuza për spiunazh.

Në korrik, Carney njoftoi tarifa shtesë prej 25% për importet e disa llojeve të çelikut nga Kina. Pekini muajin pasardhës tha se do të vendoste tarifa të përkohshme prej 75.8% për importet e kanolës kanadeze, një vaj që përdoret për ushqim dhe biokarburante.

Por Kanadaja tani mund të jetë duke u përpjekur të riaftësohet me Pekinin në mënyrë që t’i kundërvihet sulmit tarifor që po merr nga SHBA-ja, i cili kërcënon ekonominë e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026