Vrasja në Selenicë të Vlorës, dalin detajet! Viktima u qëllua me 6 plumba

1 Nëntor 2025 | 21:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Gjormë të Selenicës, në qarkun e Vlorës.

Fillimisht u raportua për një person të plagosur rëndë, i cili ishte transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, por mësohet se ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në qendër të fshatit, ndërsa viktima është një i ri rreth 35 vjeç. Mësohet se viktima është Dalan Alliaj.

Sipas të dhënave paraprake, ndaj tij është qëlluar nga një distancë e afërt. Në trup mendohet se ka pasur gjashtë plumba, të cilët i kanë prekur pjesën e kraharorit dhe të barkut, ndërsa 2-3 prej tyre mund t’i kenë kaluar edhe zemrën.

Drejt tij është qëlluar disa herë, ndërsa plumbat e shkaktuar kanë rezultuar fatale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Deri më tani nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026