Ç’do të bëjë Rama pas përfundimit të karrierës politike?
As piktor, as basketbollist. Pas përfundimit të karrierës politike kryeministrin Edi Rama mund ta shohim si stilist.
Në një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundschau”, ai u shpreh se mund të merrej me dizenjim rrobash. Moda e tij do të përhapej brenda vendit sepse, sipas Ramës, Shqipëria nuk është aq e mërzitshme sa për t’u larguar.
Sa i takon recetës së tij për sukses në politikë, Rama tha se duhet një kombinim i mirë i kreativitetit, përkushtimit dhe vullnetit. Sipas tij durimi është shumë i rëndësishëm gjithashtu.
“Politikanët që janë të padurueshëm, janë të humbur. Unë kam lindur njeri i paduruar. Ndoshta padurimi im më bëri ndihesha si i huaj për një kohë të gjatë – dhe që më në fund çoi në lëvizjen e demokracisë në diktaturën shqiptare, në të cilën u rrita. Për mua, politika ishte një kurs i vështirë përplasjeje me durimin. Sidomos kryesia e partisë. Udhëheqja e një partie është një detyrë herkuliane sepse ka kaq shumë interesa të ndryshme që duhet të përputhen. Kjo nuk ka të bëjë me artin dhe pikturën, por ka të bëjë me ngjyrat, format dhe harmonitë. Në qeverisje, çdo penel është një person, kjo është ajo që e bën atë kaq të komplikuar,” – u shpreh kryeministri.
LEXONI GJITHASHTU:
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
- 21:54 Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi