Çelet edicioni i 16-të i “PranverArt”, artistët kërkojnë më shumë mbështetje

26 Prill 2026 | 16:59

Ekspozita e përvitshme “PranverArt” ka çelur edicionin e saj të 16-të në ambientet e Galeria e Artit Tiranë, duke mbledhur një numër të madh artistësh nga fusha të ndryshme të artit pamor.

Piktura, skulptura dhe qeramika janë disa nga mediumet përmes të cilave artistët prezantojnë krijimtarinë e tyre, duke sjellë një panoramë të larmishme artistike.

Në këtë edicion, nën organizimin e piktorit Lazar Taçi dhe skulptorit Maksim Bushi, vihet re një rritje e numrit të pjesëmarrësve.

Skulptori Maksim Bushi vuri në dukje sfidat me të cilat përballen artistët, përfshirë mungesën e mbështetjes institucionale.

“Uroj të gjithë artistët që na kanë sjellë prurjet e tyre artistike, durimin që ata kanë pasur edhe pse shteti gati na ka braktisur, ne jemi aq të zotët sa ta organizojmë edhe vet duke gjetur dhe vet hapësirat”, thekson Maksim Bushi, Skulptor.

Nga ana tjetër, studiuesi i artit Agim Janina theksoi mungesën e kritikës artistike në vend, duke e cilësuar atë si një pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të artit.

“Mungesa e kritikës për të mos folur është një andikap i madh që ne po jetojmë. Do të thoja se artistët janë të lumtur për arsye se kanë një dhunti që i jep atyre pavdekësi. Këta artistë që janë mbledhur këtu kanë një gjeografi jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë vendit. Kjo hapësirë kulturore i jep hapësirë për të krijuar veprat e tyre dhe shohim një ndeshje artistike mes rrymave  dhe kulturave të ndryshme.  Artistët kanë nevojë për fjalën e tyre, kanë nevojë të ekspozohen dhe kanë nevojë të bëhet një debat artistik që mungon”, shprehet Janina.

“PranverArt”, i themeluar në vitin 2010 si një grupim artistësh të lirë, është kthyer në një traditë të rëndësishme të jetës kulturore në kryeqytet.  Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 28 Prill.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026