“Kolonia e pikturës në Vlorë”, çelet ekspozita me peizazhe e disa prej piktorëve më të njohur vendas
Njëzetekatër piktorë nga vendi u mblodhën në Vlorë në “koloninë” e radhës të pikturës, në kujdesin e arkitektit Piro Stefa. Pas pesë ditësh punë krijuese, këtë fundjavë u çel ekspozita me punimet e tyre. Gjashtëdhjetë punime kanë firmën e personaliteteve të pikturës shqiptare që nga mjeshtërit Buron Kaceli, Ardian Devolli si dhe i mirënjohuri Kujtim Buzi e deri te Edi Kojani.
Peizazhi zotëroi punimet, ndërsa binte në sy larmia e ngjyrave. Për mjeshtrin Kaceli, Vlora nuk është vetëm natyrë frymëzuese por dhe mikpritëse.
“Kam qene në dy kolonitë e para. Janë 60 piktura të ekspozuara, motive po kryesisht peizazhe. Pesë ditë shumë të bukura. Natyra e Vlorës por edhe mikpritja të cilën e ndiem shumë si edhe interesin për pikturën çka na jepte shumë kënaqësi dhe na bënte të punonim më fort,” – tha piktori Buron Kaceli.
Edi Kojani piktori vlonjat pjesëmarrës në të gjitha kolonitë thotë se prezantohet me tre peizazhe nga fshati Nartë, një lagje e vjetër e Vlorës dhe ishullin e Sazanit.
“Gjithmonë jam pjesë e kolonive, shkojmë në vende të ndryshme sëbashku me kolegë të tjerë dhe pikturojmë. Në këtë prezantim kam dy peizazhe, një nga Narta dhe një nga rrugicat e njohura si “Sheshi i Kateqit” dhe pastaj mendova Sazanin që për mua është monument për nga bukuria dhe madhështia. Piktura duhet të luaj me ngjyrat atje e ka bukurinë,” – tha Kojani.
Piktorja nga Durrësi Marjana Goxhabelliu thotë se ka punuar fort me ngjyrat për të theksuar ndryshimet në infrastrukturën e Vlorës.
“Është hera e katërt që marr pjesë në Koloninë e piktorëve. Jam me tre punë, kam përdorur dy ngjyra, ngjyrën bojë qielli të detit dhe jeshilen e malit duke prezantuar kaosin që ka qenë Vlora dhe duke shkuar drejt parajsës gjësë më të bukur që unë e adhuroj Vorën e cila bëhet gjithmonë më e bukur. Po ta shohësh po shkojmë drejt sistemimit po i qëndisim qytetet dhe kjo më frymëzon,” – u shpreh Goxhabelliu.
Për organizatorin, arkitektin Piro Stefa është kënaqësi të bashkëpunosh me pesha të rënda sipas tij, të artit vizual shqiptar.
“Kemi që prej [vitit] 2010 që e organizojmë këtë, gati çdo dy vjet ne organizojmë kolonia e artistëve shqiptar. Këtë vit për arsye të Covidit e kemi reduktuar vetëm për artistë brenda Shqipërisë, 24 piktorë janë sivjet, janë të ekspozuara 60 punë. Këtu mund të shikosh individualitete, aromë Vlore një dashuri të madhe, dhe e bërë në prag të sezonit është një mesazh që ta duam më shumë Vlorën, të krijojmë një mundësi që ky qytet te behët një epiqendër e madhe e turizmit shqiptar,” – thotë Stefa.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)