Celibashi: Është mbyllur numërimi në 36 bashki, incident vetëm në Kavajë

15 Maj 2023 | 13:44

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave në 34 bashki të vendit.

Në një deklaratë për mediat ai nënvizoi se vetëm 9 kuti votimi janë deklaruar të parregullta, ndërkohë nënvizoi se nuk ka pasur probleme në qendrat e votimit.

Ai theksoi se një incident ka ndodhur vetëm në Kavajë.

Celibashi shtiu më tej se aktualisht është ndërprerë procesi i votimit në Finiq, Malësi e Madhe, në Shijak dhe në 4 KZAZ në Tiranë, për shkak të lodhjes së komisionerëve.

“Nga KQZ Janë vetëm 9 kuti votimi që janë deklaruar të parregullta. Numërimi ka filluar në orën 00:00 në të gjitha bashkitë e Kavajës. Ka vonuar me vonesë ne Kavajë dhe në Malësi të Madhe.

Në Librazhd patëm një problematikë në lidhje me hedhjen e të dhënave.  Ka përfunduar procesi i numërimit për kryetarë në 34 bashki, Vlorë, Korçë, Lushnje, Cërrik, Sarandë, Kuçovë, Patos, devoll, Librazhdë, Rrogozhinë, Dimal, Peqin, Bulqizë, Gramsh, Mirditë, Belsh, Roskovec, Himarë, Tropojë, Dropull, Has, Përmet, Memaliaj, Klos, Kolonjë, Delvinë, Skrapar, Poliqan, Tepelenë ,Pukë, Konispol, Këlcyrë,  dhe Fushë-Arrëz dhe Libohovë.

Procesi i numërimit të votave për momentin është bllokuar në Finiq, në Malësinë e Madhe, në Shijak dhe në 4 KZAZ në Tiranë.  Pezullimi ka ardhur për shkak të lodhjes së komisionerëve.  Pritet që procesi i votimit të përfundojë deri në orën 22;00.

Procesi i numërimit të votave po shkon shumë mirë, madje më mirë se në vitin 2021”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026