Celibashi: Pjesëmarrja përfundimtare në votime, vetëm pas raportimit nga të gjitha qendrat
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi për mediat se ka nisur procesi i numërimit për zonën zgjedhore të Pustecit dhe në përfundim është procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore dhe të kutive të votimit nga Komisionet e Qendrave të Votimit në zonat e administrimit të procesit zgjedhor.
Celibashi tha se transporti i fletëve të votimit dhe bazës materiale është duke u kryer në përputhje me procedurat e udhëzuara nga KQZ-ja. Ai sqaroi se numërimi po vijon dhe se pjesëmarrja ka qenë rreth 48.2% por rezultati përfundimtar sa i takon pjesëmarrjes do të jetë i gatshëm pasi të marrin gjithë informacionin nga qendrat e votimit.
“Në të gjitha rastet, të paktën në këto 20 vjet raportimi mbi pjesëmarrjen është i bazuar në sondazhet që bën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sondazhe të cilat konsistojnë në informacionet që japin qendra të caktuara të votimit në orë të caktuara, pra nuk ndodh dhe nuk ndodh dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që rezultati mbi pjesëmarrjen të jetë i gjithë qendrave të votimit të raportuara,” – u shpreh kreu i KQZ-së.
LEXONI GJITHASHTU:
- Exit Poll i Euronews Albania për Elbasanin, analistët: Ka ndikuar ngjarja e para pak ditëve
- Gazment Bardhi: Çdo qytetar i Elbasanit ka ndezur dritën e shpresës
- Sejamini: Menaxhimi i situatës së tërmetit e ka shpëtuar PS-në nga një humbje e thellë në Durrës
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit