Ceremoni madhështore për Ditën e Fitores në Moskë, Putin “shpalos” artilerinë
Në Sheshin e Kuq në Moskë ka përfunduar sot një paradë ushtarake për përkujtimin e 79-vjetorit të fitores mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore.
Më shumë se 9,000 njerëz morën pjesë në paradën në Moskë, duke përfshirë më shumë se 1,000 pjesëmarrës të një operacioni të posaçëm ushtarak, si dhe më shumë se 70 pjesë të pajisjeve, dhe dy grupe aerobatike të Forcave Ajrore Ruse – “Kalorësit rusë” dhe ” Strizhi”, ka raportuar Sputnik.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu folën shkurt pas paradës. Putin foli shkurtimisht edhe me ushtarët që morën pjesë në paradë.
Përpara paradës ushtarake, Putin uroi Ditën e Fitores, duke thënë se Rusia do të bëjë gjithçka për të parandaluar një konflikt global, por edhe se nuk do të lejojë askënd ta kërcënojë atë.
Qielli mbi Sheshin e Kuq u ngjyros me ngjyrat e flamurit të Federatës Ruse nga një grup prej gjashtë avionësh sulmues Su-25BM.
Në Rusi, me rastin e 9 majit, Ditës së Fitores mbi Fashizmin në Luftën e Dytë Botërore, mbahen parada në disa qytete, ku ajo qendrore është në Sheshin e Kuq në Moskë.
LEXONI GJITHASHTU:
Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim
Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
- 16:41 Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim
- 16:30 Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
- 16:21 Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona
- 16:19 Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet