Ceremonia për sportistët në Elbasan, ndahen pllakatat për 20 personalitete
Në një atmosferë solemniteti, emocionesh dhe krenarie qytetare, Elbasani përjetoi një tjetër mbrëmje të veçantë që tashmë është kthyer në traditë. Drejtoria e Sporteve dhe Kulturës pranë Bashkisë Elbasan, nën drejtimin e drejtorit Artin Kovaçi, organizoi mbrëmjen gala të ndarjes së pllakatave të mirënjohjes për 20 personalitete të sportit elbasanas, figura që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë sportive të qytetit dhe më gjerë. Kjo ceremoni nuk ishte thjesht një akt formal dekorimi, por një moment reflektimi dhe falënderimi për breza të tërë sportistësh, trajnerësh dhe kontribuuesish që me pasion, sakrificë dhe përkushtim kanë ngritur emrin e Elbasanit në arena lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Më e madhe se gjithçka është mirënjohja e qytetit tonë, për ne, për mua është kulmi. Kështu që i falenderoj të gjithë elbasanllit që kanë ndjekur ndeshjet tona e na kanë ndjekur nder vite”, u shpreh sportistja.
“Na bëhet qefi që ne veteranet shohim brezin e vjetë, e kështu duhet që çdo vit të kujtohet ky brez se e mira e sportit kështu është”, tha një tjetër sportiste.
Kulmi emocional i mbrëmjes ishte pa dyshim dekorimi i Enver Ibërshimit, legjendës së gjallë të futbollit elbasanas dhe shqiptar. Emri i tij është i gdhendur në histori, një figurë simbol e përkushtimit, talentit dhe besnikërisë ndaj fanellës.
“Faleminderit shumë dhe do Zoti i madh të takoheshin të gjithë këtu manifeztuesit”, tha Enver Ibërshimi, ish – futbollist.
Kreu i KOKSH, Fidel Ylli, vlerësoi infrastrukturën dhe punën që po bëhet për sportin në këtë qytet, duke propozuar që Elbasani të bëhet qyteti Europian i Sportit për vitin 2027.
“Bashkarisht iu propozoj sot në këtë sallë se siç kemi bërë Tiranën kryeqyteti Europian i sportit, siç kemi bërë Vlorën qyteti Europian, siç bëmë Shkodrën, duhet t’i japim bashkarisht në 2027 Elbasanit titullin “Qytetin Europian të Sportit”, tha Presidenti i KOKSH.
Peshëngritja dhe pingpongu pritet të organizojnë evente ndërkombëtare në Elbasan gjatë vitit të ardhshëm.
“Federata Shqiptare e Peshngritjes do ta kthejë Elbasanin kryeqytetin e Shqipërisë për sportet në 2026 pasi nga 2 Gushti deri në 12 Gusht do të zhvillohet kampionati Europian i të rinjve në Elbasan, dhe jam i sigurtë që sportistet nga e gjithë Europa do te ndihen si në shtepinë e tyre.”, tha Elez Gjoza President i FSHP-së.
Mbrëmja gala u mbyll mes emocionesh, fotografish përkujtimore dhe premtimit se kjo traditë do të vijojë edhe në vitet në vazhdim, duke mos lënë në harresë ata që i dhanë Elbasanit krenari dhe identitet përmes sportit.
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë