Çështja Babale, shtyhet seanca në Gjykatën e Apelit për Salianjin

17 Tetor 2022 | 11:32

Shtyhet seanca në Gjykatën e Apelit në Tiranë për deputetin Ervin Salianji për çështjen “Babale”.

Pas seancës deputeti e ka cilësuar të padrejtë shtyrjen e disatë të seancës për vendimmarrjen në Apel për dënimin ose jo të tij.

“Edhe sot u gjet një arsye, nga ai që është bërë sebepi i akuzës, për ta shtyrë përsëri seancën gjyqësore. Në publik ai që ka bërë akuzën dhe për të cilën unë jam në gjykatë ka shkuar të bëjë burgimin. Prokuroria atë rast nuk ka bërë hetime për drogën dhe ka ngritur një akuzë qesharake për mua. Drejtësia duhet të vazhdonte me shpejtësi, nuk është e domosdoshme të jetë avokati i palës. Pa diskutim që publiku pret ashtu si edhe ne drejtësi të shpejtë. Sa i përket atyre që thonë prezenca e deputetëve është presion, unë them që përkundrazi, është inkurajim për drejtësinë, që të mos ketë ndikim politik dhe të ketë drejtësi. Mazhoranca përkundrazi bën presion, siç ka bërë edhe në këtë rast”, tha Salianji.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale”, ku u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë.

Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti.

Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë, deputeti Salianji, rrezikon burgun.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026