Çështja e pavarësisë vë në pikëpyetje ndeshjen Spanjë-Kosovë për kualifikueset e ”Katar 2022”

10 Mars 2021 | 15:06

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë të luajë ndaj Spanjës nëse përfaqësuesja e saj do të vijohet të adresohet si “përfaqësuesja e një territori” dhe jo si përfaqësuesja e një shteti të pavarur, me himn dhe flamur.

Më 31 mars në Sevilla të Spanjës Kosova pritet të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për botërorin Katar 2022, mirëpo Madridi zyrtar nuk e njeh pavarësinë e Prishtinës dhe kjo çështje ka ndërlikuar ndjeshëm situatën.

FFK e ka konsideruar “provokim” konsiderimin nga Federata Spanjolle e Futbollit (FSF) si “territor” dhe të martën kërkoi zyrtarisht një reagim nga kjo e fundit në të kundërtën do t’i drejtohej UEFA-s dhe FIFA-s.

“Qasja e shtetit spanjoll në drejtim të shtetit të Kosovës fatkeqësisht ka qenë destruktive që nga shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, por kjo qasje dhe makijazhi që institucionet e këtij vendi mundohen t’i bëjnë shtetësisë së Kosovës, nuk mund ta ndryshojnë dot historinë dhe realitetin,” – tha në një deklaratë për shtyp FFK.

Kosova është anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s që nga maji i vitit 2016. Sipas rregulloreve të këtyre organizatave ndërkombëtare, federatat që bëjnë pjesë duhet të respektojnë të drejtat e federatave të tjera dhe të mirë-organizojnë ndeshjet në raste eventesh të tilla si kualifikueset për Kupën e Evropës apo të Botës.

“Nëse ata duan medialisht të arsyetohen para opinionit të brendshëm është çështje e tyre, por Kosova nuk do të bëjë asnjë lëshim – ne do të luajmë vetëm sipas kritereve dhe rregullave strikte të UEFA-s, me himn dhe flamur shtetëror, përndryshe ndeshja nuk do të zhvillohet,” – ka theksuar FFK.

Në deklaratë FFK shprehet se nëse nuk do të ketë reagim nga FSF ata do t’i drejtohen UEFA-s dhe FIFA-s për të ndërhyrë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026