CEZ-DIA | Gazetari: Ndaj Metës s’ka asnjë akuzë, dosja ka marrë ngjyrim politik

Elkier Bushkolaj
22 Shkurt 2023 | 17:56

Gazetari Elkier Bushkolaj thotë se ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka asnjë akuzë për çështjen “CEZ-DIA”.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bushkolaj u shpreh se dosja e kësaj çështjeje, ka marrë ngjyrim politik.

Sipas tij, sa herë afrohet fushata elektorale, ka hedhje mediatike të dosjeve që mund të konsidferohen të nxehta të personazheve politikë.

“Absolutisht që po, ka konotacion politik. Kanë qenë personazhe shumë të rëndësishme asokohe, kur është bërë enocnimi i parë për këtë dosje në vitin 2015, ka qenë zoti Gjiknuri. Ai përmendi edhe paraardhësit e tij në ministritë përkatëse që kanë nënshkruar këto marrëveshje, që sipas tij, asokohe kishin favorizuar kompaninë CEZ, mes të cilëve është edhe zoti Bode apo personazhe të tjerë.

Nuk e kuptoj se pse u thirr zoti Meta që është një nga liderët kryesorë të aksionit opozitar pas zotit Berisha dhe të tjerë nuk janë thirrur. Pranë fushatave elektorale, ka edhe hedhje mediatike të dosjeve që mund të konsidferohen të nxehta të personazheve politikë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028

Një fenomen i fuqishëm El Niño mund të shkaktojë një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimeve në nivel global, me pasojat që...
21:34 | 12/07/2026

Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Një gazetë iraniane ka publikuar një grafik të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqen presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me uniforma...
20:46 | 12/07/2026

Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina po “tmerron” Rusinë. Forcat e Sistemeve Pa Pilot të Kievit goditën 14 anije të tjera ruse në Detin e Azov gjatë natës së 12...
19:51 | 12/07/2026