Çfarë dihet nga tragjedia e dytë ajrore brenda pak ditësh në SHBA

1 Shkurt 2025 | 09:50

Një aeroplan i vogël mjekësor është rrëzuar mbi disa ndërtesa në veri-lindje të Filadelfias të premten në mbrëmje, duke shkaktuar zjarr të madh dhe dëme të konsiderueshme në pronat përreth. Përplasja ka plagosur disa persona në tokë, ndërsa autoritetet mendojnë se 6 personat në bord kanë ndërruar jetë.

Sipas kompanisë Jet Rescue Air Ambulance, avioni Learjet 55 po kryente një mision transporti mjekësor dhe kishte në bord gjithsej gjashtë persona: katër anëtarë të ekuipazhit, një pacient fëmijë dhe një të afërm të tij.

Menjëherë pas përplasjes, ekipet e shpëtimit mbërritën në zonë, ndërsa dëshmitarët raportuan skena kaotike me banesa dhe automjete të përfshira nga flakët.

“Pashë një top të madh zjarri që ndriçoi qiellin,” tha një dëshmitar, duke përshkruar momentin e përplasjes. Të dhëna të tjera tregojnë se copëza të avionit dëmtuan makina dhe ndërtesa në zonën përreth.

Sipas Jet Rescue Air Ambulance, fëmija në bord po udhëtonte për në Tijuana, në Meksikë, pas trajtimit për një sëmundje të rëndë për jetën në SHBA. Ai shoqërohej nga nëna e tij, një pilot, një ndihmëspilot, një mjek dhe një ndihmës mjek.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) raportoi se avioni u ngrit nga Aeroporti Verilindor i Filadelfias rreth orës 18:30 me kohën lokale dhe u rrëzua vetëm 6.4 km më larg. Fillimisht, autoritetet raportuan për dy persona në bord, por më vonë konfirmuan se ishin gjashtë.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Kryebashkiakja e Filadelfias, Cherelle Parker, u bëri thirrje banorëve të mos afrohen në vendngjarje dhe të raportojnë çdo mbeturinë të dyshimtë. “Nëse shihni mbeturina, telefononi 911, mos prekni asgjë,” paralajmëroi ajo.

Kjo përplasje vjen vetëm dy ditë pas një tjetër tragjedie ajrore ndodhi në Uashington DC, ku një avion pasagjerësh dhe një helikopter ushtarak u përplasën, duke shkaktuar 67 viktima.

Hetimet për aksidentin në Filadelfia vazhdojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për gjetjen e trupave të viktimave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026