Çfarë dihet nga trupat koreanoveriore që kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë

1 Nëntor 2024 | 10:37

SHBA-ja ka vlerësuar se gjithsej 10,000 trupa të Koresë së Veriut tashmë ndodhen në Rusi. Administrata Biden konfirmon se rreth 8,000 ushtarë nga Koreja e Veriut janë tani në Rusi, pranë kufirit të Ukrainës, dhe po përgatiten të ndihmojnë Kremlinin të luftojë kundër trupave ukrainase në ditët në vijim. Shifra e re është një rritje dramatike nga një ditë më parë, kur Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se vetëm “disa” nga trupat kishin lëvizur drejt kufirit të Ukrainës, në rajonin e Kurskut, ku forcat e Moskës kanë luftuar për të zmbrapsur një inkursion ukrainas.

Kjo do të thotë gjithashtu se shumica e trupave të Koresë së Veriut, që SHBA-ja dhe aleatët e saj thonë se janë dërguar në Rusi, janë tani në kufirin Rusi-Ukrainë.

“Pjesëmarrja e Koresë së Veriut në luftimin kundër Ukrainës do të ishte një zgjerim alarmues i konfliktit. Tashmë, vendosja e trupave koreane në Rusi shënon një zgjerim të rrezikshëm,” tha zëvendës ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Robert Ëood, në një seancë të Këshillit të Sigurimit.

“Veprimet e Rusisë në lidhje me forcat e Koresë së Veriut jo vetëm që janë të rrezikshme, por ato janë në kundërshtim me përgjegjësinë e saj si anëtare e përhershme e këtij Këshilli të Sigurimit të OKB-së. Bashkëpunimi ushtarak i Rusisë me Penianin shkel rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.”

Rusia ka trajnuar trupat e Koresë së Veriut për përdorimin e artilerisë, dronëve dhe për operacione bazike të këmbësorisë, “duke lënë të kuptohet se ajo synon t’i përdorë këto forca në operacionet në vijën e frontit”, është shprehur sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026