Çfarë dimë deri tani për llojin e ri të COVID-19

5 Janar 2023 | 14:13

Nënvarianti XBB.1.5. i COVID-19 u përhap me shpejtësi në SHBA dhe dyfishoi numrin e rasteve pozitive në vetëm një javë.

Ai rrezikon të bëhet dominant edhe në botë. Ekspertët thonë se ky është nënvarianti më infektiv i Omicron i zbuluar në 29 vende deri më tani.

Varianti duket se ka origjinën në Nju Jork, aty ku u zbulua për herë të parë në fund të tetorit.

Për më tepër, më shumë se 40 për qind e rasteve të COVID-19 në SHBA tani shkaktohen nga lloji XBB.1.5, treguan të premten të dhënat nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Deri më tani, sipas mjekëve nuk ka asnjë provë se ashpërsia e sëmundjes ka ndryshuar.

Por OBSH beson se është e rëndësishme të monitorohet përhapja e tij sepse muajin e fundit ka pasur një rritje prej 15 për qind të vdekjeve nga COVID-19 në nivel ndërkombëtar.

Shkencëtarët britanikë besojnë se ka të ngjarë – edhe pse jo e sigurt – që XBB.1.5. shkaktojnë një valë të re të COVID-19 deri në fund të janarit.

Wendy Barclay nga Imperial College London tha për BBC se nuk ka asnjë provë që XBB.1.5. mund të prishë masivisht mbrojtjen e ofruar nga vaksinat kundër infeksionit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026