Çfarë do ndodhë me Ukrainën? Ekspertët: Perspektiva e paqes, ende larg

Kiev
23 Shkurt 2023 | 15:22

Nga lufta në dimër tek ofensiva e pranverës. Pas një vit luftime, konflikti në Ukrainë po hyn në një fazë vendimtare.

Pas muajve të fundit, gjatë të cilëve përleshjet në vijën e frontit kanë qenë intensive, analistët mendojnë se të dyja palët po bëhen gati për një sulm madhor.

“Pjesa racionale e ofensivës së ardhshme ruse është me siguri dëmtimi i aftësive të Ukrainës për të kryer kundërofensiva. Ndaj, shumë gjëra do të varen nga sa rezerva armatimesh ka Ukraina për të reaguar dhe se sa viktima do të regjistrohen për të ndalur ofensivën ruse”, thotë Justin Bronk, studiues.

Në thelb, gjithçka është një garë me kohën dhe burimet. A do të marrë Ukraina armatime perëndimore sikurse i është premtuar? A do të arrijë Rusia të mobilizojë trupa të reja, të plotësojë humbjet dhe të zëvendësojë tanket?

“Një rezultat negativ do të ishte nëse Ukrainës i mbarojnë burimet dhe nuk arrin të rikuperojë pjesën e mbetur të territoreve të pushtuara përpara se vala e re e forcave të stërvitura dhe të armatosura ruse mbërrin atje brenda vitit. Në këtë pikë mendoj se do të hyjmë në një ngërç afatgjatë”, u shpreh Bronk.

Një faktor që do ta bënte ngërçin më real ka gjasa të jetë vendosmëria e presidentit Putin për të vazhduar luftën që nisi. Fiona Hill, ish-këshilltare për sigurinë kombëtare në SHBA, thotë se humbjet nuk e kanë trembur Kremlinin.

“Putin e ka bërë të qartë se është gati të sakrifikojë gjithçka. Dhe ky është thelbi i problemit. Ka shumë deklarata dhe zëra se ai është i gatshëm të sakrifikojë 300 mijë rezervistët që ka thirrur”, theksoi Fiona Hill, ish-këshilltare për sigurinë kombëtare, SHBA.

A mund të çojë kjo lloj indiference në skenarin më të rëndë: atë të përdorimit të armëve bërthamore? Putin ka lënë të kuptohet se mund të ketë sulme bërthamore në fushën e betejës në rast të një përshkallëzimi të pakontrolluar. A është kjo një shaka?

“Në praktikë përdorimi i armëve atomike nuk sjell asnjë përfitim dhe asgjë për të kompensuar kostot, si sa i takon rrezikut për një përshkallëzim, ashtu edhe për të zmbrapsur pjesën tjetër të botës”, deklaroi Bronk.

Nëse lufta bërthamore duket një perspektivë e largët, të tilla duken edhe shanset për paqe apo një armëpushim. Rusia dhe Ukrainë refuzojnë kushtet e njëra-tjetrës për një zgjidhje dhe për momentin janë të fokusuara tek përfitimet territoriale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026