Çfarë duhet të dimë deri tani për atentatin ndaj ish-presidentit Trump

14 Korrik 2024 | 09:57

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është plagosur pas një atentati me armë zjarri gjatë mitingut në Pensilvani.

Ish-presidenti dhe aktualisht kandidati për President i SHBA u largua nga podiumi pasi u dëgjuan të shtëna të forta në fillim të një mitingu në Butler, Pensilvani, të shtunën në mbrëmje me orën europiane

Trump ka konfirmuar se ai u qëllua në vesh dhe Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka identifikuar 20-vjeçarin Thomas Mattheë Crooks si “subjektin e përfshirë” në tentativën për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump.

Kush është sulmuesi i Trump?

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka identifikuar 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks si “subjektin e përfshirë” në tentativën për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump. Në deklaratën e FBI-së thuhet se Crooks është nga Bethel Park, Pensilvani, raporton CNN.

Byroja Federale e Hetimeve të SHBA (FBI) pranoi se ishte “e habitshme” që sulmuesi qëlloi disa herë pa u pikasur nga autoritetet se nga u hap zjarri ndaj ish-presidentit të SHBA Donald Trump, i cili u plagos në vesh. Në një konferencë për shtyp, Kevin Rojek, agjenti special i FBI-së i ngarkuar me zyrën e Pittsburgh, pranoi se ishte “e habitshme” që personi i armatosur arriti të qëllonte disa herë gjatë mitingut të ish-presidentit Donald Trump në Butler, Pensilvani, raporton CNN.

Dhoma e Përfaqësuesve do të kryejë një hetim të plotë për të shtënat në tubimin e Trump

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson tha se Dhoma e Përfaqësuesve do të kryejë një “hetim të plotë” për të shtënat në mitingun e Donald Trump në Pensilvani, në të cilën Trump mbeti i plagosur.

“Populli amerikan meriton të dijë të vërtetën. Drejtoresha e Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle dhe zyrtarë të tjerë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) dhe FBI do të dalin përpara komiteteve tona sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Johnson në Rrjetin X.

Të shtënat me armë zjarri ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump në një tubim fushate në Pensilvani po hetohet si një tentativë vrasjeje, thanë zyrtarët e policisë.

Burime të zbatimit të ligjit i thanë CNN se personi i armatosur ishte në çatinë e një ndërtese jashtë vendit ku u mbajt tubimi.

Një kapitull i ri i errët në historinë amerikane të dhunës politike: Çfarë pasojash do të ketë sulmi ndaj Donald Trump?

Tentativa për vrasjen e Donald Trump hap një kapitull të ri të errët në historinë amerikane të dhunës politike, sipas mediave dhe analistëve botërorë. E gjithë kjo tronditi më tej një komb tashmë thellësisht të ndarë gjatë një prej periudhave më të tensionuara në historinë moderne.

Një sulm ndaj ish-presidentit në një tubim të fushatës vetëm pak ditë përpara se ai të pranojë nominimin republikan është, sipas përkufizimit, një sulm ndaj demokracisë dhe të drejtës së çdo personi në SHBA për të zgjedhur liderët e tyre, sipas CNN.

Trump ishte në skenë, i rrethuar nga mbështetësit, kur u dëgjuan të shtënat. Ai u zmbraps, më pas kapi njërën anë të fytyrës dhe u zhduk pas podiumit.

Një foto e një Trump sfidues që mban një grusht të ngritur me flamurin amerikan në sfond është përhapur menjëherë në mbarë botën. Theksohet se ky imazh do të përcaktojë një epokë të vështirë politike, pavarësisht nga pasojat politike deri tani të paimagjinueshme të kësaj ngjarjeje.

Liderët botërorë dënojnë sulmin ndaj ish-presidentit amerikan

Atentati ndaj ish-presidentit amerikan ka shkaktuar vëmendje të paprecedentë në mbarë botën dhe reagimet po vijnë nga çdo cep i planetit, duke sjellë habi dhe tmerr për tentativën për të vrarë një prej personaliteteve më të mbrojtura në planet.

Liderët botërorë nxituan të shtunën për të dënuar sulmin në mitingun e fushatës së ish-presidentit Donald Trump.

Reagime erdhën që nga kryeministri hungarez Viktor Orbán, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, presidenti amerikan Joe Biden, Kryeministri i ri britanik Keir Starmer dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau, Marine Le Pen, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Kryeministrja italiane Giorgio Meloni dhe shumë të tjerë të cilët njëzëri shprehën keqardhjen dhe habinë për sulmin ndaj ish-presidentit.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026