Çfarë e pret Francën pas rrëzimit të qeverisë, opsionet për Macron
Franca hyri në një trazirë të re politike pasi kryeministri François Bayrou dhe qeveria e tij e pakicës ranë pasi humbën votëbesimin në Parlament.
Ligjvënësit votuan 364 kundër tij dhe 194 pro, duke detyruar sërish presidentin Emmanuel Macron të kërkojë një kryetar të ri qeverie.
Bayrou, në detyrë prej më pak se një viti, vuri në lojë të ardhmen e tij me votëbesimin e paprecedent, duke luajtur me shpresën se ligjvënësit do të mbështesnin përpjekjet e tij për shkurtim të shpenzimeve për të vënë nën kontroll borxhin në rritje.
Por të dyja fraksionet, e majta dhe e djathta ekstreme, përfituan nga rasti për ta rrëzuar atë.
Zyra e presidentit Macron konfirmoi të martën se kreu i shtetit do të caktojë zëvendësuesin e Bayrou në ditët e ardhshme.
Në bazë të Kushtetutës franceze, Bayrou mund të qëndrojë si një kryeministër në detyrë, për të menaxhuar vetëm çështjet rutinë.
Ndërsa Macron tani ka vetëm dy opsione: të caktojë një kryeministër të ri që t’i mbijetojë një Parlamenti të përçarë, ose të shkrijë Asamblenë Kombëtare dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme.
Deri më tani, ai i ka rezistuar me forcë opsionit të dytë, por ngërçi politik mund të mos i lërë atij shumë hapësirë zgjedhjeje.
Nëse presidenti zgjedh gjithsesi të mbajë zgjedhje, Kushtetuta kërkon që ato të zhvillohen 20 deri në 40 ditë nga shkrirja e Parlamentit dhe që kreu i shtetit të zgjedhë një kryeministër nga radhët e partisë që del fituese.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr në një ndërtesë banimi në Belgjikë, dyshohet për viktima
Rusia mbyll pikat kufitare hekurudhore me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë
Irlanda merr Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së
- 12:42 Zjarr në një ndërtesë banimi në Belgjikë, dyshohet për viktima
- 12:40 Gjykata vendos dëbim, ndalim hyrjeje në Kosovë dhe gjoba për të ndaluarit gjatë Vidovdanit
- 12:34 Gogu prezanton drejtorin e ri të Agjencisë së Trajtimit të Pronave: Rrisim transparencën për qytetarët
- 12:28 Radhët e gjata në Kapshticë, Ambasada Shqiptare në Athinë: Defekt në internet, rikthehet qarkullimi
- 12:16 Irlanda merr Presidencën e BE-së, Begaj: Të angazhuar për çuarjen përpara të anëtarësimit të Shqipërisë
- 12:14 RENEA teston reagimin në rast pengmarrjeje në qendër tregtare (VIDEO)