Çfarë fsheh Shpiragu? Përpjekjet për nxjerrjen e naftës dhe gazit

6 Tetor 2022 | 16:00

Përpjekjet e Shqipërisë për të nxjerrë naftë dhe gaz nga Shpiragu u rikthyen në muajin shtator, kur kryeministri Edi Rama foli për zhvillime të reja që mund të shndërrojnë vendin tonë në një fuqi energjetikë në rajon.

Vetë historia e bllokut të Shpiragut, që dyshohet se fsheh sasi të konsiderueshme hidrokarburesh nis që para viteve ‘90, por për shkak të mungesës së teknologjisë mbeti hipotezë deri në vitin 2001.

Gjërat ndryshuan në 2001, kur kompania “Occidental Petroleum” arriti që të zbulonte naftë dhe gaz, por në thellësi mbi 5 mijë metra.

Kompania, që për hapjen e pusit testues kishte shpenzuar miliona dollarë, gjykoi në atë kohë se thellësia dhe sasia e naftës që gjendej nuk justifikonte investimin miliarda dollarësh që kërkohej për nxjerrjen e saj.

Pusi “Shpiragu 1” i hapur nga Occidental mbeti e vetmja gjurmë për më shumë se një dekadë. Në treg hyn kompania Petromanas, që në 2013-n shpoi pusin e dytë pas një marrëveshjeje me Shell. Investimi u përllogarit në rreth 70 mln euro.

Nafta u zbulua në thellësinë 5500 metrash dhe kompania tha se ajo ishte e lehtë dhe cilësore për treg. Por, për nxjerrjen nga kjo thellësi kërkohej një investim miliarda eurosh. Në treg hyri Shell, që bleu aksionet e Petromanas në Shqipëri. Kompania holandeze është përpjekur që të gjejë në zonë pikën më të cekët për të nxjerrë naftën dhe gazin.

Ajo hapi puset 3,4 dhe 5 pesë së fundmi. Në puset 3 dhe 4 thellësia është ku është gjetur naftë është mbi 5 mijë metra, ndërsa për pusin e pestë nuk ka një konfirmim zyrtar nga kompania.

Rama në fillim të shtatorit tha se është në sasi, por edhe thellësi të mëdha dhe se Shell po vlerësonte nëse ja vlente investimi. Nëse po, Kryeministri foli për një përfitim madhor për Shqipërinë, pa dhënë shifra.

Vlerësimet më optimiste në bazë të rezultateve të deritanishme të shpimeve testuese sugjerojnë se zona e Shpiragut mund të nxjerrë deri në 100 mijë fuçi naftë në ditë.

Me çmimet e sotme, kjo sasi do të përkthehej në 9 deri në 10 milionë euro në ditë. Sa për krahasim, Shqipëria sot prodhon rreth 20 mijë fuçi në ditë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026