Çfarë fshihet pas emrit të zgjedhur të Papës së ri, Leon?
Kardinali Robert Prevost është zgjedhur papë dhe do të njihet si Papa Leoni XIV.
69-vjeçari është amerikani i parë që bëhet papë dhe do të udhëheqë anëtarët e komunitetit global të Kishës Katolike prej 1.4 miliardë njerëzish.
I lindur në Çikago, ai shihet si reformator dhe punoi për shumë vite si misionar në Peru përpara se të bëhej kryepeshkop atje, shkruan BBC.
Ai ka gjithashtu kombësi peruane dhe kujtohet me dashuri si një figurë që punoi me komunitetet e margjinalizuara dhe ndihmoi në ndërtimin e urave në Kishën lokale.
Pse papët zgjedhin emra të ndryshëm?
Një nga veprimet e para të një pape të ri është zgjedhja e një emri të ri, duke ndryshuar atë të pagëzimit.
Vendimi është pjesë e një tradite të gjatë, por nuk ka qenë gjithmonë kështu.
Për më shumë se 500 vjet, papët përdorën emrat e tyre.
Kjo më pas ndryshoi në emra simbolikë për të thjeshtuar emrat e tyre të dhënë ose për t’iu referuar papëve të mëparshëm.
Gjatë viteve, papët shpesh kanë zgjedhur emrat e paraardhësve të tyre të afërt ose të largët nga respekti ose admirimi dhe për të sinjalizuar dëshirën për të ndjekur gjurmët e tyre dhe për të vazhduar pontifikatet më të rëndësishme.
Për shembull, Papa Françesku tha se emri i tij nderonte Shën Françeskun e Asizit dhe se ai ishte frymëzuar nga miku i tij brazilian, Kardinali Claudio Hummes.
Pse Papa i ri e ka zgjedhur emrin Leoni XIV?
Papa i ri nuk ka specifikuar ende pse ka vendosur të njihet si Papa Leoni XIV.
Mund të ketë shumë arsye për këtë, por emri Leon është përdorur nga shumë papë gjatë viteve.
Papa Leoni I, i njohur gjithashtu si Shën Leoni i Madh, ishte papë midis viteve 440 dhe 461 pas Krishtit.
Ai ishte Papa i 45-të në histori dhe u bë i njohur për angazhimin e tij për paqen.
Sipas legjendës, shfaqja e mrekullueshme e shenjtorëve Pjetër dhe Pavël gjatë takimit midis Papa Leoni I dhe Atilës, mbretit të Hunëve, në vitin 452 pas Krishtit, i bëri këta të fundit të hiqnin dorë nga pushtimi i Italisë.
Skena u përshkrua më pas nga Rafaeli në një afresk.
Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 15:29 Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)
- 15:14 Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
- 14:42 Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji