Çfarë fshihet pas zënkës midis Serbisë dhe Malit të Zi?

30 Nëntor 2020 | 16:45

Për qeverinë e re malazeze, një zënkë e madhe publike me Beogradin pas një vendimi të marrë më shumë se 100 vite më parë, nuk mund të vinte në një kohë më të papërshtatshme.

Më 30 gusht, koalicioni i kryeministrit Zdravko Krivokapic rrëzoi Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) e cila qeverisë vendin për afro 30 vite.

Në javën që kjo parti do të merrte pushtetin, zënka ka përfunduar me dëbimin e ambasadorit serb nga territori malazez.

Të shtunën, ambasadorit Vladimir Bozovic iu dha një ultimatum për t’u larguan nga Mali i Zi brenda 72 orëve, pas një deklarate se vendimi i 1918 për t’u bashkuar me Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve pas Luftës së Parë Botërore ishte “shprehje dëshirës së popullit për t’u bashkuar me shtetin vëllazëror të Serbisë”.

Por, ai vendim nuk është parë kështu nga shumë të tjerë në Malin e Zi. Pas bashkimit me Mbretërinë e Jugosllavisë në 1918, Mali i Zi qëndroi për 88 vite nën sundimin e Beogradit, deri në 2006 kur shpalli pavarësinë nga Serbia.

Që nga ajo kohë, qeveria e DPS-së dhe Presidenti Milo Djukanovic kanë këmbëngulur për ta larguar vendin nga fqinji i tyre në veri dhe për ta sjellë më pranë Perëndimit, duke iu bashkuar NATO në 2017 dhe duke u përpjekur për anëtarësim në BE.

Duke argumentuar dëbimin e ambasadorit serb, Ministria e Jashtme e vendit e kanë akuzuar këtë të fundit se vazhdimisht “ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendit”.

Si kundërpërgjigje, Serbia gjithashtu dëboi ambasadorin malazez në Beograd, por të dielën ka tërhequr vendimit duke thënë se “diplomati mund të qëndrojë”.

Në përllogaritjet e veta, Beogradi mund të ketë menduar se qeveria e re në Podgoricë mund të jetë më pak armiqësore se e mëparshmja.

Marrëdhënia e Malit të Zi me Serbinë është një çështje që ka krijuar ndasi të thella, me 55 për qind të qytetarëve që votuan në favor të shpalljes së pavarësisë, ndërkohë që një shumicë e madhe kërkonte të qëndronte si pjesë e Serbisë, me të cilën ndajnë një pjesë të madhe të popullsisë me etni sllave, fenë dhe gjuhën.

Euronews është përpjekur të kontaktojë me përfaqësues nga të dy qeveritë respektive, por nuk ka marrë ende një përgjigje.

Mali i Zi ka qenë pjesë e Jugosllavisë deri në 1989, kohë kur luftoi në krah të Serbisë kundër Kroacisë dhe Sllovenisë për të parandaluar shpërbërjen e vendit. Në 1992, Serbia dhe Mali i Zi krijuar “Jugosllavinë e Tretë” pas propozimit të Slobodan Milosevic.

Por partneriteti i tyre nuk zgjati për shumë kohë dhe ishte vetë Djukanovic, i cili në 1997 ia doli të fitojë betejën e brendshme në parti duke larguar Malin e Zi nga Beogradi, teksa kjo e fundit u bë subjekt kritikash nga ndërkombëtarët për shtypjen e dhunshme kundër shqiptarëve të Kosovës.

Më 30 gusht, opozita arriti të siguroje 41 mandate nga 81 që janë në parlamentin malazez. Por teksa qeveria e Krivokapic është portretizuar shpesh si nën influencë e thellë të Beogradit dhe Moskës, kryeministri i ri malazez tha për Euronews në shtator se e ardhmja e vendit “është pranë Bashkimi Europian”.

“Këto të dhëna se ne jemi pro-serb ose pro-rusë, apo që do të ndalojmë negociatat e se jemi kundër NATO, nuk janë të vërteta dhe shumë shpejt do ta vërtetojmë këtë. Ne jemi të angazhuar për të përmbushur të gjithë zotimet tona dhe ato çka kemi firmosur në marrëveshjen me NATO”, tha ai.

“Orientimi perëndimor dhe europian i qeverisë do të jetë shumë i qartë. Nuk do të ketë asnjë dyshim për këtë sepse qëndrimi ynë perëndimor është i padiskutueshëm”.

 

Lexoni gjithashtu

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026