Çfarë i tha Barron Trump në vesh Biden-it në inaugurimin e të babait të tij
Një nga misteret që pasoi ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump për mandatin e tij të dytë si President i SHBA-ve, ishte momenti kur djali i tij më i vogël, Barron iu afrua dhe i pëshpëriti diçka në vesh Presidentit në largim Joe Biden.
Tani ky mister është zbardhur!
Ka qenë Eric Trump ai që zbuloi se çfarë i tha vëllai i tij më i vogël Presidentit të atëhershëm në largim të SHBA-së. Kujtojmë se studenti i atëhershëm 19-vjeçar i ishte afruar Bidenit gjatë ceremonisë dhe i kishte shtrënguar duart atij dhe zëvendëspresidentes në largim, Kamala Harris, në Rotondën e Kapitolit.
Teksa shtrëngonte duart me Bidenin, ai u përkul dhe i pëshpëriti diçka në vesh presidentit në largim.
Mediat sociale shpërthyen në atë kohë, ku shumë njerëz pyesnin se çfarë tha ai, dhe të tjerë që besonin se Barron shfrytëzoi momentin për të pëshpëritur diçka “shumë të keqe në veshin e Bidenit”.
Gjatë një interviste në “The Megyn Kelly Show”, Eric Trump tha: “E mbani mend të gjithë atë skenë kur Barron iu afrua Bidenit dhe media kishte gjithë ata ekspertë të leximit të buzëve që e analizuan atë. Ata thoshin: “Barron sapo i tha Bidenit të q*hej…”.
“Një natë… e telefonova Baronin dhe i them: “Vëlla, çfarë i the vërtet?” Dhe ai më tha se ishte aq e sjellshme sa nuk mund ta shpreh me fjalë. Ishte diçka: “Urime dhe fat të mbarë” ose diçka e tillë.”
Eric tha se Baron nuk është nga ata që shkaktojnë polemika.
“Ai nuk e ka brenda vetes. Ai është djalë i mirë. Mund ta mendojë, mund ta ketë në kokë, por është shumë i sjellshëm për ta thënë me zë të lartë. Barroni është me të vërtetë një djalë shumë i mirë”, tha ai për vëllain e tij.
Gjatë atij momenti Biden kishte një buzëqeshje në fytyrë, e cila u zëvendësua nga një shprehje më serioze pas kontaktit të tyre të shkurtër. Barron u quajt një “zotëri i vërtetë” për shtrëngimin e duarve me Biden dhe Harris në atë kohë.
Gjesti i paqes i bëri gjithashtu përdoruesit e mediave sociale të thoshin se Barron po rritej siç duhet nga nëna e tij Melania.
Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit