Çfarë kërkojnë PS dhe PD me dy nismat ligjore në kuvend

30 Korrik 2022 | 20:41

Këtë të premte, në Kuvendin e Shqipërisë u dorëzuan dy nisma ligjore që tentojnë të rregullojnë lidhjen e politikës shqiptare me sistemin komunist. Njëra u depozitua nga maxhoranca socialiste dhe tjetra nga grupi parlamentar demokrat.

Partia Socialiste me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka prezantoi nismën për të ndërhyrë në ligjin për dosjet e ish-sigurimit të shtetit të vitit 2015 dhe në Kodin Zgjedhor.

Me ndryshimin e ligjit të dosjeve të vitit 2015-të, PS kërkon që në procesin e verifikimit të së kaluar komuniste të përfshihen edhe ata politikanë që kanë marrë çërtifikatat e pastrëtisë nga dy komisionet e mëparshme, Bezhani dhe Mezini. Bashkëngjitur me këtë kërkesë, PS propozon ndërhyrjen edhe në Kodin Zgjedhor, ku kërkon që të gjithë ata politikanë që kanë pasur më ish-sigurimin e shtetit dhe strukturat e persekutimit komunist, të mos lejohen që të mbajnë apo të kandidojnë për poste publike.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka shkuar me një projekt.ligj që kërkon de klasifikimin e të gjitha dosjeve të komunizmit. Përmes nismës së grupit parlamentar demokrat kërkohet të publikohen dhe të aksesohen të gjithë dokumentet e ish-sigurimit të shtetit, dhe jo vetëm nga të prekurit.

Këto lëvizje në Parlament vijnë disa pas kërkesës që bëri Autoriteti i Dosjeve. Kërkesa e këtij institucioni erdhi bashkë me denoncimin se politikani i nivelit të lartë I.M që ka marrë certifikatë pastërtie nga Komisionet Bezhani dhe Mezini pretendohet se kishte qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Bulevardin Mournia në Hania të Kretës, ku një ambulancë e EKAB-it, e cila...
11:09 | 19/07/2026

Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme

Facebook dhe Instagram janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, duke lënë mijëra përdorues në mbarë botën pa akses në platformat e tyre....
10:41 | 19/07/2026

Zbulohet arsenal armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Baza”, duke zbuluar një ambient që dyshohet se përdorej për ruajtjen e armëve dhe furnizimin e grupeve...
10:03 | 19/07/2026