Çfarë mendojnë qytetarët ukrainas për luftën?
Banorët në fshatin bregdetar të Mariupol shijuan një pasdite të ngrohtë në plazh, ndërsa në anën tjetër liderët separatistë në Ukrainën lindore urdhëruan një mobilizim të plotë ushtarak.
Fermerët në fshatrat pranë kufirit me rajonin separatist vazhduan të rregullonin makineritë e tyre edhe pasi dëgjuan shpërthime në distancë.
“Çfarë duhet të bëjnë? Ata duhet të ulen dhe të flasin si njerëzit. Sa e vështirë është? Unë kam të afërm atje gruaja ime ka të afërm në Lviv. A duhet të luftojmë, a duhet të ndahemi? Kjo nuk është lufta jonë, kjo është lufta e tyre dhe ne jemi ata që vuajmë”, thotë Vladimiri, banor vendas.
Pas shtimit të tensioneve ditët e fundit midis forcave ukrainase dhe rebelëve pro-rusë qytetarët në Kiev kanë ende shpresa se tensionet në Ukrainën lindore nuk do të përshkallëzohen më tej
“Ne përpiqemi të qëndrojmë të qetë dhe të mos futemi në panik. Por sigurisht që jemi të shqetësuar për familjet dhe të afërmit tanë që qëndruan në qytetin tonë të lindjes, Kharkiv. Shpresojmë që situata të përmirësohet dhe të bëhet më e mirë se sa është tani, më e qetë”, tha Alona, specialiste e IT-së.
“Unë mendoj se është propagandë e krijuar artificialisht. Ne jemi për paqen në të gjithë botën”, thotë Victoria.
Në kryeqytet është zhvilluar edhe një trajnim mbijetese për vajzat. Gjatë provave , gratë u mësuan se si të mbroheshin më së miri në rast të një përshkallëzimi të madh.
LEXONI GJITHASHTU:
Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës
Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)
Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës