Çfarë ndodhi në Samitin e BE: Përgjigjet e liderëve evropianë ndaj planeve të Trump

4 Shkurt 2025 | 10:53

Në një takim të mbajtur të hënën në Bruksel, liderët e Bashkimit Evropian u përqendruan në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, por vëmendja u dominua tek politikat tregtare të Presidentit amerikan Donald Trump dhe kërkesa e tij për marrjen e Groenlandës.

Liderët e BE-së po përballen me sfidën për gjetjen e një rruge për të bindur Presidentin amerikan, Donald Trump, që të mos e përfshijë bllokun në politikën e tij të tarifave, një lëvizje që mund të sjellë pasoja të mëdha ekonomike për Evropën.

Pas kërcënimeve të Trump për vendosjen e tarifave prej 25% ndaj Meksikës dhe Kanadasë – të cilat u tërhoqën pas arritjes së disa koncesioneve – dhe kërcënimit të një tarife prej 10% për mallrat kineze, BE-ja është e shqetësuar se mund të jetë objektivi i radhës i presidentit amerikan.

Një tjetër shqetësim për BE-në ka qenë interesi i tij për Grenlandën, një territor autonom nën sovranitetin e Danimarkës, që ka ngritur pyetje mbi stabilitetin në rajonin Arktik.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se BE-ja do të përgjigjet me forcë ndaj çdo tarife të padrejtë apo arbitrare nga SHBA, ndërsa Kryeministri polak, Donald Tusk, paralajmëroi se një luftë tregtare mund të dëmtojë të dyja palët.

Megjithëse BE-ja shprehu angazhimin për bashkëpunimin me SHBA-në në NATO, liderët evropianë qëndruan të vendosur në mbrojtjen e integritetit territorial të Grenlandës. Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, deklaroi se sovraniteti i Danimarkës duhet të respektohet nga të gjitha vendet, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, sugjeroi se aleanca mund të luajë një rol në sigurinë e rajonit Arktik.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimeve ishte forcimi i mbrojtjes evropiane. Liderët analizuan buxhetet e mbrojtjes, prodhimin ushtarak dhe bashkëpunimin strategjik, përfshirë mundësinë e financimit më fleksibël përmes huamarrjes. Megjithatë, mbetet ende një ndarje mes vendeve anëtare mbi prioritetet e investimeve, përfshirë përparësinë e armëve të prodhuara në Evropë dhe rolin e vendeve jashtë BE-së si Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar në projektet e mbrojtjes.

Takimi nxori në pah unitetin e BE-së në mbrojtjen e sovranitetit të saj, por gjithashtu sfidat që vijnë nga politika e paparashikueshme tregtare e Trump-it, duke e lënë bllokun të përballet me një dilemë të dyfishtë: të mbajë aleancën me SHBA-në, ndërsa siguron autonominë e vet ekonomike dhe ushtarake.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026