Çfarë parashikon plani i paqes në Ukrainë, i përpiluar nga i dërguari i Trump

29 Nëntor 2024 | 13:03

Keith Kellogg, një gjeneral i pensionuar i ushtrisë amerikane dhe ish-pjesë e ekipit të Trumpit si shef i stafit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, është emëruar nga Donald Trump si i dërguari i posaçëm për luftën Ukrainë-Rusi. Sipas analistëve ish-gjenerali konsiderohet si një figurë kyçe për implementimin e një strategjie që synon të ndalë luftën.

Propozimi i planit të paqes së propozuar prej tij ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Plani i Kelloggit, i botuar në një dokument nga grupi i mendimit pro-Trump, “America First”, ka të ngjarë të shërbejë si një bazë për strategjinë e administratës së ardhshme amerikane për trajtimin e krizës në Ukrainë.

Kellogg ka shprehur shqetësimin se bota po përballet me një moment shumë të rrezikshëm dhe mund të ndodhemi shumë afër një lufte globale. Ai thekson se është urgjente të merren masa të shpejta dhe të forta për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, një pikë që duket se do të jetë pjesë e fokusit të politikës së jashtme të Trumpit.

Megjithëse shumë detaje të planit janë ende të panjohura, dokumenti i Kelloggit dhe Fred Fleitz po tërheq vëmendje në nivele ndërkombëtare. Fleitz argumenton se lufta mund të ishte shmangur, duke e akuzuar administratën e Joe Biden për “politika të paafta” që kanë përfshirë Amerikën në një konflikt të pafund. Ai thekson se një udhëheqje e fuqishme, që vendos interesat amerikane në prioritet, është e nevojshme për të përfunduar luftën dhe kritikon vazhdimin e dërgimit të armëve në Ukrainë, duke e quajtur këtë një “veprim të kushtueshëm dhe të papërgjegjshëm” që nuk çon në një zgjidhje afatgjatë për paqen.

Donald Trumpit premtoi gjatë fushatës se do të ndalë luftën që në ditën e parë të mandatit të tij të dytë. Megjithatë, ai ende nuk ka dhënë detaje të qarta mbi mënyrën se si do të realizohet kjo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

Administrata Trump ndërmori të enjten hapa për të kufizuar kohëzgjatjen e vizave për studentët e huaj, vizitorët e programeve të shkëmbimit kulturor dhe gazetarët. Rregullorja...
21:15 | 16/07/2026

Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës

Shtëpia e Bardhë po i kundërshton shqetësimet se ripërtëritja e armiqësive me Iranin po shkakton sërish rritje të çmimeve të naftës dhe gazit. “Mund të...
20:39 | 16/07/2026

Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar më 16 korrik emërimin e Serhii Koretskyi si kryeministër të ri të vendit. Kandidatura e tij mori mbështetjen e 289...
20:15 | 16/07/2026