‘Çfarë pazari keni bërë?’, Alibeaj i revoltuar ndaj qeverisë për Portin Durrësit
Seanca plenare në Kuvend ditën e sotme është shoqëruar me debate mes deputetit Enkelejd Alibeaj dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, ku shkak është bërë ligji për Portin e Durrësit.
Alibeaj nga foltorja i revoltuar i është drejtuar qeverisë duke i thënë se po shisni zemrën e Shqipërisë ndërkohë se nuk dihet se sa fiton vendi ynë nga ky projekt dhe se me kë është negociuar.
“Pa pritur e pa kujtuar sillnin ligjin për Portin e Durrësit. Ta them unë se cila është aryseja financiare, politike se përse të shtyn ty dhe ju të gjithëv për të ecur shpejtë. Ky është një projektligj që ka 5 nene bashkë me hyrjen në fuqi. Ky është ligji që kushton më shumë nga ligjet që ka miratuar parlamenti në këto 30 vite. Kushton 2 miliardë e 100 milionë euro. Kjo është kostoja e këtij projektligi. 400 milionë një nen dhe ju doni ta kaloni me procedurë të përshpejtuar? Ju jeni duke prerë shiritin e një afere ekonomike që mund të kthehet në aferë korruptive shumë shpejtë. Midis kujt negociohet? Sa është dhënë dhe sa është marrë? Sa është territori i Shqipërisë që po shisni? Jeni duke shitur 1 milionë metra katrorë nga zemra e Shqipërisë. Është një shumë që do të mbyllë gojën e deputetëve, mediave dhe analistëve por gojën e deputetëve të opozitës s’keni për ta mbyllur kurrë. Çfarë pazari keni bërë?”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama për projektligjin për Portin e Durrësit: S’kemi kohë për të humbur
- Kuvendi miraton procedurën e përshpejtuar për Portin e Durrësit
Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë