Çfarë përfiton Kosova me heqjen e masave ndëshkuese nga BE

18 Mars 2026 | 18:58

Kosova do të përfitojë 205 milionë euro ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian, pas largimit të masave ndëshkuese.

Në Komisionin Evropian thanë për KosovaPress se tani do të procedojnë me lirimin e kësaj shume, derisa tregojnë edhe cilat projekte do të përfitojë Kosova pas largimit të masave.

Sipas tyre, lirimi i ardhshëm përfundimtar i fondeve do të përfshijë: 74 milionë euro për projekte në kuadër të programeve vjetore IPA 2021 dhe 2022, si dhe 131 milionë euro për projekte në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF).

“Pas përfundimit të procedurave të brendshme, konfirmojmë se Komisioni tani mund të procedojë me lirimin e shumës së mbetur prej 205 milionë eurosh të ndihmës financiare. Lirimi i ardhshëm përfundimtar i fondeve do të përfshijë: 74 milionë euro për projekte në kuadër të programeve vjetore IPA 2021 dhe 2022, si dhe 131 milionë euro për projekte në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian Anitta Hipper për KosovaPress.

Ajo shton se Komisioni dhe Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) do të forcojnë angazhimin e tyre me autoritetet e Kosovës.

“Kosova tani pritet gjithashtu të intensifikojë zbatimin e reformave të nevojshme të lidhura me Bashkimin Evropian dhe të avancojë në përmbushjen e obligimeve të ndërmarra në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndjekë dhe të vlerësojë situatën nga afër”, tha ajo.

KosovaPress ka pyetur edhe në qeverinë e Kosovës se cilat do të jenë përfitimet kryesore të Kosovës pas heqjes së masave, mirëpo deri këto momente nuk kanë kthyer përgjigje.

Në anën tjetër, njohësi i integrimeve evropiane, Gazmend Qorraj, thotë për KosovaPress se krahas përfitimeve financiare, me heqjen e masave vendi mund të përfitojë edhe në aspektin politik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026