Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Kosovë Gjoci, korrespondent i Euronews Albania raportoi se situata në veri të Kosovës është e qetë.
Një konferencë e përbashkët mes kryeministrit Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Sveçla mbaroi pak para mesdite.
Gjoci raportoi se Sveçla ka folur pak më shumë sa i takon situatës aktuale në veri.
“Sipas tij gjithçka është duke funksionuar si duhet dhe situata është e qetë. Ai ka treguar po ashtu se kanë arritur që policia e Kosovës me kapacitete që ka, ta mbulojë atë zbrazëti që është krijuar pas dorëheqjes së pjesëtarëve të policisë në atë pjesë të Kosovës,” – tregoi gazetari.
Sidoqoftë, pas zhvillimeve të fundit situata në veri mbetet e brishtë dhe vigjilenca është maksimale.
Këtë të hënë gjyqtarët serbë dhe punonjësit administrativë në Mitrovicë të Veriut kanë dhënë dorëheqje. Në gjykatën e këtij qyteti punonin ishin gjithsej 19 gjyqtarë serbë.
400 policë të komunitetit serb që u larguan dy ditë më parë, u zëvendësuan me policë të komunitetit shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur
Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive
- 18:27 Një fosil i rrallë dinosauri nga Antarktida gjendet i fshehur në një sirtar
- 18:21 Rama flet për DW: Nuk më japin mua dot leksione për bukurinë, dorëheqja ime nuk është opsion
- 18:18 Santi Cazorla pensionohet nga futbolli në moshën 41-vjeçare
- 17:59 Sulm me bombë në një kafene në Damask, 5 viktima dhe 16 të plagosur
- 17:52 “Flota fantazmë” e Putinit në aksion! Si u spiunuan bazat bërthamore të Europës
- 17:52 Bisedimet e sigurisë të udhëhequra nga SHBA në Bahrein, reagon Irani: Asgjë më shumë se një performancë