Çfarë po ndodh te ‘5 Maji’ pas shembjes së banesave?
Revoltat e qytetarëve në rrugën “5 Maji” kanë ndaluar. Në orët e pasdites ka vetëm rrënoja të banesave të shembura nga IKMT-ja.
Në orën 3 të mëngjesit të së mërkurës, dritat u fikën në këtë zonë. Rreth orës 6 forca të shumta policie mbërritën dhe filloi zbatimi i planit të Bashkisë Tiranë.
Gazetarja Dorina Halili raportoi nga banesat e rrënuara ku dukeshin vetëm banorët që ishin kthyer për të parë çfarë kishte ngelur.

Halili nënvizoi se pritet të ketë përsëri revolta nga qytetarët duke qenë se duhen shembur 400 banesa për ndërtimin e lagjes së re. Sipas Bashkisë pjesa më e madhe e qytetarëve kanë firmosur marrëveshjen ku cilësohet se ata që bien dakord për prishjen e banesës do të marrin bonusin e qirasë.
Vendimi për projektin e Bashkisë është marrë që në shtator dhe ka pasur protesta edhe në tetor e nëntor. Banorët kundërshtojnë ujdinë me Bashkinë sepse sipas tyre nuk është e qartë ku do i marrin banesat e reja.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit