Çfarë tregojnë sondazhet për zgjedhjet në Gjermani

6 Janar 2025 | 15:04

Që nga rënia e koalicionit qeverisës në Gjermani, vendi po shkon drejt zgjedhjeve me një terren politik të fragmentarizuar.

Ecuria e bisedimeve mes partive po ndryshon vazhdimisht, pasi mbështetja për koalicionin e kancelarit Scholz po bie. Sondazhet tregojnë një udhëheqje të grupimit CDU/CSU, që dominon në preferencat e votuesve.

E djathta ekstreme AfD, që renditet e dyta në radhët e opozitës, vijon të tërheqë elektorat me Alis Vajdel si kandidate për kancelarë. Sidoqoftë, AfD mbetet e izoluar, me partitë kryesore që e refuzojnë koalicionin me të.

Nga e majta, partia e sapoformuar e Sara Vagenkneht, BSË, po tërheq të pakënaqurit, duke e ndarë më tej skenën politike.

Zëvendës kancelari Robert Habek i është bashkuar garës për kancelar, por të Gjelbrit po luftojnë për mbijetesë pas rënies së koalicionit. Dhe teksa zgjedhjet afrojnë, asnjë parti nuk i afrohet mazhorancës absolute.

Sondazhet sugjerojnë se grupimi CDU/CSU është më favoriti për të drejtuar një koalicion, ndoshta me të Gjelbrit ose social-demokratët, teksa Demokratët e Lirë rrezikojnë të bien nën pragun 5 për qind për të hyrë në Bundestag.

Sistemi proporcional i Gjermanisë mundëson zhvillimin e negociatave të gjata për formimin e një qeverie të qëndrueshme.

Pakënaqësia e votuesve ndaj koalicionit aktual është thelluar për shkak të sfidave ekonomike dhe sociale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026

Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës

Keir Starmer është bërë kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që i është dhënë medalja e Legjionit të Nderit nga një president francez, në...
17:46 | 14/07/2026