Çfarë tregon fitorja bindëse e Vuçiç në Serbi? Ekspertët zbërthejnë domethënien e saj në “Ilva Now”

22 Qershor 2020 | 17:40

Fitorja bindëse e partisë së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në zgjedhjet e djeshme ka marrë vëmendje të madhe jo vetëm në gadishullin e Ballkanit, por edhe përtej tij.

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, tha në Euronews Albania se triumfi i Vuçiç shihet me të meta nga qarqet diplomatike, por edhe nga mediat të cilat sipas tij pyesin se kush do të bëjë opozitën në këtë shtet. Ky alarm sipas tij është ngritur për faktin se partitë opozitare kanë bojkotuar zgjedhjet e së dielës.

“Është një atmosferë le të themi e lagur, jo shumë entuziaste, për faktin se fitorja ishte aq e madhe sa e kanë të vështirë ta shijojnë edhe ata që e fituan.Tani ka vajtuar 191 mandate, ose 75 % të mandateve. Kjo e bën të vështirë në sytë e botës demokratike. Një zhvillim i tillë është paksa me një të metë të madhe. Kështu vlerësohet në qarqet diplomatike dhe në media, të cilat po bëjnë pyetje se kush do të jetë opozita, e cila mungon, ose duhet të shpiket për fat të keq.”, tha ai.

Shenjë pozitive duket edhe rezultati që kanë arritur partitë shqiptare në Luginën e Preshevës, të cilat pas unifikimit në zgjedhjet e të dielës, arritën të rezervojnë deri tani dy mandate të sigurta në Parlamentin e Serbisë. Ambasadori tha se fitorja e vogël e shqiptarëve është komentuar në media, ndërsa shtoi se kjo çështje ka marrë një vëmendje të shtuar.

“Është një lajm që ka zënë vend dukshëm në mjetet e propagandës, në studiot televizive. Kjo ishte një risi, që një minorancë si pakica shqiptare kësaj here arrin një rezultat konkret, ka rënë në sy dhe nuk mund lihej pa u komentuar. Është një temë e cila ndikoi dukshëm në zgjedhjet, Kosova, korona, dhe ekonomia kanë qenë tri çështjet që janë diskutuar dhe që kanë ndikuar në zgjedhjet e kësaj here. Vizita në SHBA është komentuar si një takim me rëndësi të madhe”, tha ai.

Diplomati shqiptar foli edhe për klimën që po mbizotëron në Beograd rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe për takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë. 

“Është paralajmëruar se nuk do të jetë një takim i lehtë. Nuk shkohet deri në përcaktimin se çfarë do të jetë, ndonëse në diskutimet thuhet gjithfarë lloj teorish për këtë, por nuk jepet ndonjë gjë e madhe, paralajmërohet se do të jetë një çështje e vështirë”, u shpreh Boçka.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Çejku tha në “Ilva Now” se bashkimi i shqiptarëve në zgjedhje duhet cilësuar si simbolikë domethënëse. Por, ai shton se pavarësisht se shqiptarët në Luginë kanë fituar dy deputetë deri tani, zëri i tyre sërish nuk do të dëgjohet aq sa duhet nga pushteti në Serbi. 

“Zëri i shqiptarëve do të jetë i papërfillshëm, por në simbolikën e unifikimin e faktorit shqiptar janë shumë të rëndësishme. Vota shqiptare duhet të bashkohet dhe nuk duhet të përçahet. Sa i përket fuqisë dhe artikulimit, besoj se nuk do të jetë një ndryshim i madh. Moralisht ka humbur demokracia në Serbi. Fitore të tilla kanë treguar se janë të paqëndrueshme në vende të brishta, siç është edhe Serbia”, theksoi Çejku.

Gazetari i njohur, Frrok Çupi, tha se fitorja e presidentit të Serbisë ndodhi në momente shumë kyçe, siç është ajo e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, kreu i shtetit serb mori fitore për të bërë ndryshime kapitale në Ballkan, duke nënkuptuar këtu çuarjen përpara dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Kosovën.

“Fitorja e Vuçiç ndodhi në momente shumë kruciale për rajonin, por edhe për raportet e superfuqive me rajonin. Me 27 qershor, presidentët e Kosovës dhe Serbisë do të jenë në Shtëpinë e Bardhë ku do të shtrohet plani për paqtimin e zonës. Presidenti i Serbisë mori mandatin për ndryshimet kapitale në Ballkan. Zemra e Ballkanit mbetet Kosovë-Serbi. Marrëveshja e paqes është më e rëndësishme që i ndodh kontinentit këto dekada. Qytetarët e Kosovës e kanë për fat që kanë një opozitë dinamike siç është Vetëvendosje, por ajo është në opozitë, dhe këtu vendosin të zgjedhurit dhe jo të pazgjedhurit”, tha Çupi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021