Dëshmia e të mbijetuarës amerikane nga aksidenti tragjik në autostradë: Brenda pak sekondash u gjendëm të përmbysur

30 Qershor 2026 | 18:23

Një shtetase amerikane, e cila i mbijetoi aksidentit tragjik të ndodhur këtë të martë në autostradë, ku humbën jetën dy persona dhe mbetën të plagosur 13 të tjerë, ka rrëfyer momentet e tmerrit që përjetoi gjatë ngjarjes.

Në dëshminë e saj, ajo tregon se gjithçka ndodhi brenda pak sekondash.

“Sapo u zgjova, ndjeva që po dilnim nga rruga dhe ngrita kokën. Brenda pak sekondash, pothuajse menjëherë, u gjendëm të përmbysur në njërin krah. Pastaj njerëzit filluan të bërtisnin, valixhet po binin poshtë”, shprehet ajo.

Pas përmbysjes së autobusit, amerikania thotë se kontrolloi nëse kishte pësuar lëndime dhe doli nga pjesa e pasme e mjetit, ndërsa pasagjerët e tjerë kërkonin ndihmë.

“Kontrollova nëse isha mirë dhe dola jashtë. Njerëzit po bërtisnin menjëherë. Banorët e zonës erdhën për të ndihmuar, ndaluan makinat e tyre, më sollën ujë. Kam qenë me të vërtetë shumë, shumë me fat”, rrëfen ajo.

Sipas saj, pasagjerët që ndodheshin në anën e majtë të autobusit pësuan dëmtime më të rënda.

“Unë isha ulur në anën e djathtë, në sediljen e dytë. Njerëzit që ishin në anën e majtë u lënduan më rëndë. Ata duhet të kenë pësuar lëndime serioze”, tha dëshmitarja.

E pyetur për gjendjen e shoferit gjatë udhëtimit, ajo u shpreh se ai kishte shfaqur një sjellje të pazakontë, por theksoi se nuk mund të japë një vlerësim të sigurt.

“Gjatë gjithë rrugës ai ishte disi… gjatë gjithë udhëtimit. Ndoshta… këtë nuk e di”, u shpreh ajo.

Amerikania, e cila pritet të kthehet në Shtetet e Bashkuara përmes Londrës, tha se pavarësisht ngjarjes tragjike, mbetet me përshtypje shumë të mira për Shqipërinë.

“Më pëlqen shumë ky vend, por fatkeqësisht ndodhi kjo. Megjithatë, nuk ishte faji i askujt. Thjesht falënderoj Zotin që jam gjallë”, përfundoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Final O’clock”, duke arrestuar pronarin e një argjendarie, i dyshuar për shitjen e bizhuterive dhe orëve luksoze...
15:48 | 24/07/2026

Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila nuk ka legjitimuar kërkesën e tij lidhur me emërimin...
15:04 | 24/07/2026

Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)

Për disa minuta ka patur reshje breshëri në fshatrat Braçanj dhe Ziçisht të Devollit. Reshjet e breshërit kanë qenë të konsiderueshme ndërsa mendohet të jenë...
14:45 | 24/07/2026