Champions League, Interit i duhen 3 gola për t’u kualifikuar, Chivu: Mund ta përmbysim

24 Shkurt 2026 | 09:16

Akti i parë përfundoi, tani mbetet ai final për të mësuar se cilat skuadra do të avnacojnë më tej në Champions, por dhe ato që i japin lamtumirën kompeticionit madhështor për klube në kontinentin e vjetër. Duele interesante këtë të martë, ku natyrisht interesi më i madh është në San Siro, aty ku Interi do me patjetër të përmbysë rezultatin e një jave më parë, ku u mposht nga Bodo/Glimt 3-1.

Trajneri Chivu në konferencën për shtyp motivoi të tijtë, ku dhe deklaroi se nëse ka një skuadër që mund të bëjë një përmbysje të tillë është Inter. Zikaltrit kanë dy mungesa kryesore në këtë sfidë, kapitenin Lautaro Martinez dhe turkun Calhanoglu. Pavarësisht situatës, zikaltrit cilësohen favoritë absolutë për të siguruar fitoren, por edhe për të avancuar në fazën tjetër.

Këtë të martë luhen dhe 3 duele të tjera, ku në dy prej tyre llogaritë mund të cilësohen të hapura. Sfida që nuk pritet të ketë surpriza është Newcastle-Qarabag, pasi ndeshja e parë përfundoi 6-1 për britanikët. Në Spanjë, Atletico kërkon fitoren, pasi dueli i luajtur në Belgjikë me Club Brugge përfundoi 3-3. Leverkusen me fitoren 2-0 në Greqi i ka llogaritë më të lehta përballë Olympiacos, sidomos kur në mbrëmje luhet në BayArena të Gjermanisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës

Mesfushori uruguaian Manuel Ugarte ka pësuar dëmtim të ligamenteve të gjurit, tha të dielën klubi i tij Manchester United. Ugarte u lëndua në pjesën e...
20:03 | 28/06/2026

Shifrat e pabesueshme të Messit

Lionel Messi nuk kishte shumë kohë në përpjekje për t’u bërë lojtari i parë që shënon gola në shtatë ndeshje radhazi në Kupë të Botës....
13:32 | 28/06/2026

9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026

Nëntë nga 10 përfaqësueset e Afrikës u kualifikuan në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026, me Tunizinë e vetme nga kontinenti që u...
13:05 | 28/06/2026