Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike

29 Qershor 2026 | 07:06

Presidenti Bajram Begaj, u prit nga Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, në kuadër të vizitës së tij në Poznań, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 70-vjetorit të Kryengritjes së Poznańit të vitit 1956, një prej simboleve të rezistencës kundër regjimit komunist në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Gjatë ceremonisë, krerët e shteteve të pranishëm miratuan një deklaratë të përbashkët, me të cilën riafirmuan angazhimin për ruajtjen e kujtesës historike, mbrojtjen e lirisë, sovranitetit dhe të drejtës së popujve për vetëvendosje.

Në margjinat e aktivitetit, Presidenti Begaj zhvilloi një takim kokë më kokë me homologun e tij polak, Karol Nawrocki.

Gjatë bisedës, kreu i shtetit shqiptar shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Polonia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai vlerësoi rolin e Polonisë brenda BE-së dhe angazhimin e saj për ta konsideruar integrimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor si një domosdoshmëri gjeopolitike për një Evropë më të sigurt, më të bashkuar dhe më të fortë.
Begaj theksoi gjithashtu rëndësinë e ndihmës që Polonia u ka ofruar institucioneve shqiptare përmes shkëmbimit të ekspertizës në procesin e përafrimit me legjislacionin evropian, duke e cilësuar përvojën polake në transformimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik si një model frymëzues për Shqipërinë.

Presidenti shprehu besimin se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Polonisë do të vijojnë të forcohen në të gjitha fushat, ndërsa homologu i tij, Karol Nawrocki, rikonfirmoi mbështetjen e Polonisë për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në funksion të avancimit të procesit të integrimit dhe partneritetit mes dy vendeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026