Champions League, ndeshje përcaktuese, Chelsea, Sevilla dhe Barcelona kërkojnë kualifikimin
Në grupin ku bën pjesë Chelsea dhe Sevilla kanë mundësinë që të sigurojnë që këtë të martë kualifikimin për na fazën me eliminimi direkt.
Blutë e Londrës do të luajnë me francezët e Rennes në transfertë dhe nëse marrin maksimumin, do të garantojnë pikët e mjaftueshme për të vijuar më tutje.
E njëjta gjë mund të ndodhë dhe me spanjollët e Sevilla, që përballen në transfertë me Krasnodar.
Grupi F duket disi më i ekuilibruar, megjithatë Dortmund dhe Lazio janë një hap para belgëve të Club Brugge dhe rusëve të Zenitit, që duhet të marrin pikë në përballjet e sotme, për të mos e kthyer kualifikimin në një mision të pamundur.
Verdhezinjtë presin Club Brugge, ndërsa Lazio mat forcat me Zenitin.
Barcelona në anën tjetër ka mundësinë që të marrë po ashtu kualifikimin, pasi do I mjaftonte një fitore ndaj Dynamo Kyiv. Katalanasit kanë marrë 9 pikë të plota dhe kalimi më tej duket një formalitet.
Edhe Juventus do i afrohej kualifikimit për në fazën tjetër nëse do bëjë detyrën ndaj Ferencvaros, ku aktivizohet Myrto Uzuni.
Përballjet e grupit H janë ato më interesante, pasi të gjitha skuadrat ndahen nga vetëm 3 pikë dhe gjasat janë që skuadrat që ecin më tej të përcaktohen në ndeshjet e fundit.
Manchester United nuk duhet të gabojë ndaj Basaksehir, për të konsoliduar pozitat në vendin e parë, ndërsa shumë interes pritet takimi mes PSG dhe Leipzig.
Kampionët e Francës u mundën nga gjermanët pak javë më parë dhe skuadra e Tuhel do provojë hakmarrjen në Paris.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve