Champions League, short i favorshëm për Tiranën, shmangen Makabi, Astana dhe Qarabag

9 Gusht 2020 | 11:01

Në raundin e parë kualifikues për sezonin 2020-2021 të UEFA Champions League Tirana do të ndeshet me kampionët e Gjeorgjisë, Dinamo Tbilisi.

Shorti i hedhur të dielën në Nion të Zvicrës është treguar bujar me kampionët e Shqipërisë, pasi u ka vënë përballë kundërshtarin më të lehtë të mundshëm, duke shmangur ndeshjen me izraelitët e Makabi Tel Aviv, kazakët e Astanës apo azerët e Qarabag.

Bardheblutë kanë shanse reale për të vijuar më tej në raundin e dytë, pasi Dinamo Tbilis konsiderohen si një rivali i kalueshëm, edhe pse gjeorgjianët mund të favorizohen nga faktori fushë, sepse ndeshja do të zhvillohet në Tblilis pas 10 ditësh.

Kualifikimi për më tej do të shtonte ndjeshëm të ardhurat e klubit kryeqytetas, por dhe aventurën europiane.

Megjithatë, edhe në rast eliminimi nga turi i parë kualifikues i Champions League, aventura e Tiranës do të vazhdonte në turin e dytë të eliminator për në Europa League.

Në anën tjetër Drita, kampionia e Kosovës, do të ndeshet me Legian e Varshavës, në rast se arrin të kalojë raundin paraeliminator.

 

Lexoni gjithashtu:

Çerekfinalet e Champions League, spikat Barcelona-Bayern, Manchester City ”peshkon” Lyonin

Pirlo trajner i Juventusit

Juventus dhe Real Madrid skualifikohen nga “Champions League”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ake do të largohet nga Manchester City për t’u bashkuar me Fenerbahcen

Mbrojtësi holandez, Nathan Ake do të largohet nga Manchester City për t’u bashkuar me Fenerbahce, ndërsa klubi i Stambollit synon titullin e parë të ligës...
13:22 | 04/07/2026

Lionel Messi vendos tjetër rekord unik në Kupën e Botës

Goli i yllit argjentinas, Lionel Messi në minutën e 29-të kundër Kepit të Gjelbër mbrëmjen e së premtes ishte i 20-ti në karrierën e tij në...
11:26 | 04/07/2026

Klopp konfirmon bisedimet me Gjermaninë

Jurgen Klopp ka konfirmuar se është në negociata për të marrë përsipër detyrën e trajnerit të Gjermanisë dhe thotë se e ka “rimbushur” energjinë që i mungonte...
10:24 | 04/07/2026